Bashkia Gjirokastër i ka dhënë 5 milionë lekë të vjetra ndihmë financiare familjes Haxhiaj në fshatin Asim Zeneli. Bashkëshortët Andrea dhe Tatjana Haxhiaj humbën jetën në fillim të gushtit pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Vendimi që ndihma t’u kalojë fëmijëve të tyre është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Gjithashtu është diskutuar që një prej fëmijëve t’i jepet statusi i jetimit për të përfituar bursë studimi. Nga flakët e zjarrit mbeti i vdekur në vend fillimisht Andrea Haxhiaj. Bashkëshotrja e tij, Tatjana, ndërroi jetë pas disa ditësh në spital. ©argjiroja.net








