Një shqiptar raportohet të jetë qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të një bar-i në zonën e Agios Panteleimon në Athinë.
Sipas mediave greke shqiptari ndodhej në bar kur një person është afruar dhe e ka qëlluar dy herë në kokë dhe një herë në zonën e barkut.
Autori është larguar në drejtim të paditur. Ndërkaq, shqiptari është transportuar menjëherë drejt spitalit me autombulancë. Mësohet se shqiptarit i janë dëmtuar organet vitale dhe ai ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin Evangelismos.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë dhe identiteti i shtetasit shqiptar.










