• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Protesta kundër rritjes së çmimeve, Adriatik Lapaj: Edhe sa do duroni? Boll më me interesat e partive! Kthehuni tek interesi juaj

06/10/2021
Protesta kundër rritjes së çmimeve, Adriatik Lapaj: Edhe sa do duroni? Boll më me interesat e partive! Kthehuni tek interesi juaj

Që prej orës 17:00 të pasdites së sotme po mbahet në ambientet përpara kryeministrisë një protestë kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve të shportës dhe të çmimit të energjisë elektrike. Në fjalën e tij përpara protestuesve, aktivisti Adriatik Lapaj i bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen masivisht në tubime, për interesin e tyre dhe jo për interesat e partive politike.

Lapaj u shpreh se fatkeqësia e një kombi është kur bijtë e tij më të mençur, të cilët janë intelektualët, e shesin shpirtin në kurriz të fermerëve dhe personave në nevojë.

“Përshëndetje! Kisha vendosur të mos flisja, se besoj se protesta është individuale, por fjala që po mbajnë qytetarët tregon sinqeritetin e kësaj proteste.

Ndoshta nuk është më e bukura në fjalime, por është një protestë e sinqertë. Ky vend ka nevojë të dëgjojë pa zbukurime, pa makiazh të vërtetën e popullit të vet ashtu siç e preceptojnë. Kam disa pyetje për ju:

A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të energjisë?

“Jo”- u përgjigjën protestuesit.

A keni mundësi për rritjen e çmimit të bukës?

“Jo”- u përgjigjën protestuesit.

A keni mundësi për rritjen e çmimit të gazit?

“Jo”- u përgjigjën protestuesit.

A keni ju të ardhura për të jetuar me dinjitet?

“Jo”- u përgjigjën protestuesit.

Të dashur vëllezër, ne sot këtu duhet të ishim më shumë. Hallet tona mund të zgjidhen vetëm duke u bërë barrikadë. Duke i thënë jo rritjes së çmimit të bukës, duke i thënë jo rritje të çmimit të karburanteve, duke i thënë jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Për të gjithë ata miliona që na shohin nga ekrani kam disa pyetje për ta:

Sa do duroni? A nuk u ngopët? A nuk ja patë hajrin servilizmit? A nuk u ngopët që fëmijët që po ju ikin?

Për çfarë nuk po ngriheni, që ata të bëjnë pushime në Maldive dhe në vendet më të shtrenjta të botës?

Që një pjesë e kësaj republike të ketë shtëpi në Tiranë, shtëpi në bregdet, shtëpi në Vlorë, shtëpi në Milano dhe shtëpi në Paris.

Fatkeqësia e një kombi është kur bijtë e tij më të mirë, që janë intelektualët që e shesin shpirtin në kurriz të fermerëve, në kurriz të invalidëve dhe fëmijë që enden rrugëve të botës. Boll më për interesat e partive të kryetarëve, kthehuni tek interesi tuaj“, tha Lapaj.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al