• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

STUDIMI/ Edhe pse të vaksinuar, qytetarët duhet të ruhen nga COVID-19

07/10/2021
STUDIMI/ Edhe pse të vaksinuar, qytetarët duhet të ruhen nga COVID-19

Sipas dy studimeve të botuara të mërkurën, mbrojtja imune nga dy doza të vaksinës Pfizer bie pas dy muajsh,  ndërsa mbrojtja kundër simptomave të rënda, shtrimit në spital dhe rreziku i vdekjes mbeten në nivele të njëjta, shkruan CNN

Studimet, nga Izraeli dhe nga Katari të botuara në New England Journal of Medicine, mbështesin argumentet që edhe personat e vaksinuar plotësisht kanë nevojë të marrin masa paraprake kundër infeksionit.
Një studim nga Izraeil, i cili mori në studim 4,800 punonjës të kujdesit shëndetësor nxori në pah se nivelet e antitrupave reduktohen me shpejtësi pas dy dozave të vaksinës “veçanërisht në mesin e burrave, midis personave mbi 65 vjeç ose më të moshuar dhe midis personave me sistem të dobët imunitar.
Gjithashtu, imuniteti për personat që vaksinohen pas infeksionit natyral të Covid-19 zgjat më shumë. Ndërsa studimi nga Katari,  mori në studim rastet aktuale të të vaksinuarve të cilën ishin vaksinuar me Pfizer.
“Mbrojtja e shkaktuar nga Pfizer kundër infeksionit rritet menjëherë pas dozës së parë,  dhe arrin kulmin në muajin e parë pas dozës së dytë, dhe pastaj gradualisht zbehet në muajt pasues,” sipas Laith Abu-Raddad nga Weill Cornell Medicine-Katar dhe kolegëve të tij.
“Zbehja duket se ndodh pas muajit të katërt, duke arritur një nivel të ulët afërsisht 20% në muajt pasardhës,” shtuan ata.
Sidoqoftë, mbrojtja kundër shtrimit në spital dhe vdekjes është deri  në 90%. Pfizer ka argumentuar se imuniteti nga dy dozat e para të vaksinës fillon të “zhduket” pas disa muajsh. Muajin e kaluar, Pfizer mori autorizimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për doza përforcuese të vaksinës së saj, gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan që personat mbi 65 vjeç, ata me probleme të tjera shëndetësore, dhe njerëzit me rrezik të lartë të infeksionit, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të burgosurit duhet të marrin doza përforcuese.
Izraeli ka vaksinuar të gjithë popullsinë e tij dhe ka kërkuar që njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar të marrin dozën e tretë. Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 6 milion njerëz kanë marrë një dozë të tretë të vaksinës dhe  mesatarisht numri i personave që kanë marrë një dozë përforcuese është më i lartë se numri i njerëzve që janë vaksinuar për herë të parë.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti

Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti

09/11/2026
Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje – Balkanweb.com – News24

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al