Në “Foltoren” e Kukësit, Sali Berisha është pritur me entuziazëm. Një prej mbështetësve të tij i kujtoi atij moshën, duke i thënë që të mos frikësohet fare prej saj. Militanti i PD-së tha se Joe Biden është 11 vjet më i vjetër se Sali Berisha dhe prapë drejton Amerikën. Ish-kryeministri e përcolli me humor këtë kompliment prej demokratit kuksian.