• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tragjedia e 4 turistëve rusë në Shqipëri, çfarë ndodhi brenda hotelit ku po bënin sauna (Detaje nga hetimi)

17/10/2021
Tragjedia e 4 turistëve rusë në Shqipëri, çfarë ndodhi brenda hotelit ku po bënin sauna (Detaje nga hetimi)

Katër turistët rusë humbën jetën një natë më parë teksa po relaksoheshin në saunat e një hoteli në Qerret të Kavajës. Viktimat ishin të afërm me njëri-tjetrin. Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe u gjetën pajetë nga një punonjëse e personelit, recepsionistja e hotelit, ku ishte akomoduar grupi i shtetasve rusë.

Paraprakisht bëhet e ditur se tre nga viktimat kanë lidhje gjaku mes tyre, prindërit me vajzën dhe partneri i saj. Së bashku ata po shfrytëzonin saunën e hotelit për t’u relaksuar, por qëndrimi për një kohë më të gjatë dhe në temperatura të larta dyshohet t’u ketë shkaktuar vdekjen. Ky është dyshimi kryesor, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore si dhe vlerësimi i kushteve termike dhe teknike brenda saunës.

Mbetet i dyshimtë mosveprimi i viktimave në kushtet kur kanë nisur të ndjehen keq, ndërkohë që një nga rregullat e sigurisë është mosfrekuentimi vetëm i saunave për të pasur asistencë në rast nevoje. Konsumimi i alkoolit mund të jetë një arsye për reagimin e munguar, apo një gjendje tjetër ende e pashpjeguar ka ndikuar duke çuar në vdekjen e tyre.

Niveli i temperaturës në sauna, si dhe kushtet e funksionimit të saj po hetohen gjithashtu nga grupi hetimor, ndërkohë që burime policore lokale bëjnë me dije se priten edhe ndalime për shkak të neglizhencës së personelit në kujdesin ndaj klientëve që frekuentojnë ambientet e Spa-së, konkretisht saunës.

Deri më tani personeli është marrë në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat që çuan në vdekjen e 4 shtetasve rusë.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al