• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Misteri mbetet/ 4 rusët e vdekur në Shqipëri, familja ishte një nga më të pasurat në Rusi dhe bënin jetë luksi duke shëtitur botën

19/10/2021
Misteri mbetet/ 4 rusët e vdekur në Shqipëri, familja ishte një nga më të pasurat në Rusi dhe bënin jetë luksi duke shëtitur botën

Misteri i vdekjes së katër anëtarëve nuk është zgjidhur ende, por çdo ditë po dalin detaje të reja nga jeta e tyre. Kryefamiljari Sergey Burenkov, 60 vjeç ka qenë gjeneral i ushtrisë në Rusi dhe kjo mendohet që mund të jetë shkaku i vrasjes së familjes ruse. Gruaja Natalya Burenkova, 58 vjeç ishte mësuese.

Ekaterina Burenkov, 31 vjeç, vajza e familjes punonte si menaxhere pronash në një agjenci imobiliare, kurse i fejuari i saj Nikita Belousov punonte në administratë publike.

Mediat ruse shkruajnë se familja Burenkova ishte një nga familjet më të pasura ruse. Tashmë ka mbetur gjallë vetëm djali i familjes, Aleksandri, i cili është përfaqësues i një kompanie medicinale. Ai do të jetë personi që do të tërheqë edhe trupat e familjarëve të ndjerë.

Sot, katër ditë pas ngjarjes së rëndë ka thyer heshtjen një nga mikeshat e familjes. Anastasia tha se ende e pyet veten se si ka mundësi që ju shuan të gjithë miqtë në një dhomë.

Ajo tregon se punonte me 60-vjeçarin Burenkov. Sipas Anastasias, asnjë nga anëtarët e familjes Burenkov nuk konsumonte alkool apo lëndë narkotike.

“Sergei ishte një person shumë i mirë, ai nuk i ka bërë asgjë të keqe askujt. Ne kemi punuar së bashku me të. Ajo që ndodhi ishte një tronditje për ne! Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën.

Jam e sigurt se ata nuk mund të jetë mbytur papritmas të gjithë së bashku ose të helmojnë veten në një çast. Dikush do të lëvizte ose do të binte, por ata ishin ulur në vendet e tyre. Nuk ka gjurmë.

Ndoshta rezultatet e vërteta të autopsisë nuk do të dalin në media. Dhe ata që shkruajnë lloj -lloj marrëzish, i uroj që të mos e ndiejnë dhimbjen që na pushtoi ne për këtë humbje,”- tregon Anastasia.

Rusët po bashkëpunojnë me hetuesit shqiptarë për të zbardhur shkaqet e vdekjes së familjes, e cila dyshohet të jetë një vrasje në rrethana cilësuese, siç edhe është regjistruar zyrtarisht.

Katër rusët u gjetën të pajetë në ambientet e pishinës dimërore në resortin “Gloria Palace” në Qerret. Fillimisht u dyshua për helmim, asfiksi apo përdorim të lëndëve narkotike, por ekspertiza paraprake i hodhi poshtë këto pista. Kështu, ngjarja është regjistruar dhe po hetohet si vrasje.

Ka raportime se ata u helmuan me agjentë biologjikë dhe objektiv dyshohet se ka qenë pikërisht ish-gjenerali Burenkov.

Familja e tij ishte një ndër më të pasurat dhe ata bënin jetë luksi, duke shëtitur në shumë vende të botës.

Related Posts

Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive
Blog

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë dhe s’kanë asnjë interes përveçse xhepit të tyre

03/08/2026
3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Konflikti me 3 të plagosur në Tepelenë, policia identifikon 5 autorët e dyshuar dhe i shpall në kërkim

01/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri
Kryesore

Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri

01/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë dhe s’kanë asnjë interes përveçse xhepit të tyre

03/08/2026
Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo

Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo

02/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al