Emisioni “Stop” ka udhetuar drejt qytetit të Gjirokastrës. Krisanthi Kore 76 vjeç denoncon në Stop, se si është burgosur dhe dërguar në çmendinë nga vajza e saj me ndihmën e policisë, prokurorisë dhe gjykatës Gjirokastër, vetëm për t’i marrë pronën të moshuarës. E moshuara tregon problemet nisë në vitin 2007 pasi i ndërroi jetë bashkeshorti, ku bashkë me të kishin një banese 60m2, me vërtetim hipotekor dhe sipas trashëgimisë i kaloi asaj dhe 2 femijëve, djalit dhe vajzes. Ngjitur me shtëpinë e Krisanthit, ndërtohet një objekt tre katësh pa leje dhe e moshuara aplikon në 2014 tek Aluizni për ta hipotekuar këtë objekt në emrin e saj si investim i saj, me kontributet e punës që kishte bërë prej 25 viteve në Greqi, ku ka punuar ne shumicen e rasteve si pastruese nëpër shtëpia.
Në 2015 komshinjtë e njoftojnë që vajza i kishte hyrë në shtëpi, për shkak të problemeve ndër vite me vajzën, Krisanthi njoftoi policinë që ta nxirrnin jashtë, por policia e Gjirokastrës i nxjerr një pretekst duke i thëne që kërkesa është e pamundur sepse e moshuara nuk ka hipotekën e shtëpisë dhe është ende në proçes legalizimi. Cfarë është më e rëndë në të gjithë këtë histori, është fakti se gruaja është arrestuar nga policia pas kallëzimit që i bëri vajza për thyerje të xhamave.
Edhe pse ishte mbi 70 vjec, cka e ndalon neni 230 i Kodit Penal, që një person me kete moshë të burgoset, prokurori Emror Kasaj kërkoi dënimin me 1 vit burg për Krisanthi Koren. Gjyqtarja Blerta Cibuku shkeli gjithashtu ligjin duke i dhënë dënim gruas së moshuar. Ajo qëndroi në burgun e grave në Tiranë për 15 ditë pasi Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë. Ndiqni historinë e plotë në videot më poshtë./TV Klan