• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Artan Hoxha nxjerr fotot, ja kush është kampioni grek që bën pelegrinazh në Dropull te varri i Kacifas

27/10/2021
Artan Hoxha nxjerr fotot, ja kush është kampioni grek që bën pelegrinazh në Dropull te varri i Kacifas

Nesër është dita e “JO”-së greke, festë kombëtare në vendin fqinj që përkujtohet edhe nga minoritarët në vendin tonë dhe për të shmangur incidentet janë marrë masa nga pala shqiptare në Jug.

E vranë apo u vetëvra? Dosja e minoritarit Konstantinos Kacifas vijon që të mos ketë një vendim final edhe pas tre vitesh nga momenti kur ndodhi ngjarja në Bularat. Por përse ndodhemi në këtë pikë?

“Prokuroria tentoi ta mbyllte me hile. Kur e kishte në sirtar, tha të ftohet dhe harrohet dhe sot nuk e mbyll dot. Kjo histori duke u zvarritur sot nuk mbyllet dot se ata nuk pranojnë se ai ka vrarë veten dhe se ekspertiza nuk është bindëse edhe për gjykatën shqiptare.

Që e ktheu pas. Prokurori nuk bind dot jo grekët, por edhe gjykatën shqiptare. Kjo është diskreditim për drejtësinë tonë. Plus krijon një problem, duke mos dhënë zgjidhje u japim “ushqim” këtyre “kokave” të nxehta që vijnë nga Greqia” tha gazetari Artan Hoxha.

Por cilat janë pasojat? Artan Hoxha solli shembullin konkret sesi vendi ku u vra minoritari është kthyer në vend pelegrinazhi. Gazetari Hoxha publikoi në “ABC LIVE” foto të boksierit grek Leontis Vorrias që në kulmin e pandemisë erdhi për të ndezur qirinj te varri dhe vendi ku u vra Kacifas.

“Pasojat janë që aty është kthyer në një vend pelegrinazhi. Leontis Vorrias ka qenë pjesëtar i forcave speciale greke, tani është zjarrfikës dhe ky vjen edhe në kohën e pandemisë hyn në Shqipëri, merr atë rripin e kampionit dhe vjen në Bularat shkon te varri i Kacifas, shkon edhe te vendi që është vrarë. Ai vjen dhe ndez qirinj atje.

E ka kthyer në rit. Ata e kanë kthyer në simbol patriotizmi, vend pelegrinazhi. Kam me qindra raste, por zgjodha këtë se është dikush andej, kampion dhe mund të nxisë edhe të tjera. Ka shkuar edhe te varri duke vendosur rripin e kampionit dhe flamurin” tregoi Hoxha përmes fotove./Abc

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Vendos kryevepra e Muçit, Shqipëria udhëheq në pjesën e parë – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Vendos kryevepra e Muçit, Shqipëria udhëheq në pjesën e parë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
LIVE/ Nis ndeshja, Shqipëria do “kokën” e Finlandës – Balkanweb.com – News24

LIVE/ Çerek ore lojë në “Air Albania”, Shqipëria hidhet në sulm

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al