• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

32.5 mln euro tendera, si i bënë paratë “rrush e kumbulla” universitetet në vend edhe gjatë pandemisë

27/10/2021
32.5 mln euro tendera, si i bënë paratë “rrush e kumbulla” universitetet në vend edhe gjatë pandemisë

Peshën më të madhe nga ky fond e zënë shpërblimet dhe honorarët, blerjet e pajisjeve në zyra dhe siguri godinash. Ndërsa në shuma më të papërfillshme në listën e shpenzimeve, mbi 17 mijë euro, ka shkuar për kërkime shkencore. Çka dëshmon se fokusi i universiteteve publike është gjithçka përveç studimeve shkencore. Politekniku është treguar më zemërgjeri me shpenzimet, duke kapur shifrën e afro 10 milionë eurove, ndjekur nga Universiteti i Durrësit, Elbasanit, Tiranës, Shkodrës dhe Korçës.

MONITORIMI

Mosprania e studentëve në auditor nuk ka ndikuar aspak në shpenzimet korrente, të përmuajshme në IAL-të publike. Për arsye që nuk dihen, përgjatë vitit pandemik janë dhënë shpërblime dhe honorarë me shumicë, duke tejkaluar këtë tregues me 723 mijë euro më shumë se vitin e shkuar. Një tjetër handikap janë orenditë e zyrave. Ndonëse çdo vit shpenzohen mijëra euro për t’i blerë, sërish janë të pamjaftueshme. Gati 1 milion euro dhanë vitin e shkuar të gjashta universitetet. Dhe për t’i ruajtur ato bashkë me godinat janë dhënë edhe 1.9 milionë euro të tjera (130 mijë euro më shumë se vitin e kaluar).

Në vitin pandemik ku shumëkush mund të reflektonte dhe në pozitat komode të krijonte, librat dhe publikimet kanë qenë të pakta. E po ashtu edhe studimet dhe kërkimet shkencore, për të cilat universitetet publike u treguan dorështrënguar. Vetëm 17 mijë e 700 euro shkuan për këtë kategori. Shërbimi për internetin është ndër treguesit që pësuan ulje në krahasim me vitin e shkuar. Nga afro 90 mijë euro, me mospraninë e stafit u shpenzuan diçka më shumë se gjysma e kësaj vlere. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për karburantin, me gjithë abuzimet e ndonjë IAL-je, shumatorja finale e shpenzimeve për “arin e zi” është ulur me 65 mijë euro.

Me gjithë vitin pandemik, “firmëtarët” në universitete nuk e kanë lënë pa ndarë dieta. Plot 147 mijë euro pagesa për udhëtime apo trajtime të veçanta. I vetmi tregues në vendnumëro është ai për pastrimin, mbi 300 mijë euro për të gjashtë IAL-të në një vit.

“ÇUDIRAT”

Titullarët e universiteteve, rektorët dhe kryetarët e bordeve të administrimit as janë lodhur fare për të gjetur mënyrën e duhur për të kamufluar shpenzimet e kota. Në të gjashta universitetet e monitoruara ka handikapë nga më të çuditshmit. Për shembull, në Universitetin e Shkodrës më 21 prill është lidhur një kontratë në vlerën e 51 mijë e 500 eurove për gazoil për ngrohjen e godinave boshe.

Ndërsa ai i Elbasanit, pasi ka blerë 40 mijë euro bojë printeri, ka porositur shërbim printimi në vlerën e 34 mijë eurove. Në kulmin e pandemisë, ku grumbullimet me më shumë se dhjetë persona ishin të ndaluara, “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka bërë konferencë, për të cilën janë dashur 3300 euro vetëm për ushqim. Janë paraqitur apo jo në punë çdo ditë, këtë nuk dimë ta themi, ama Politeknikut i janë dashur mbi 50 mijë euro për karburant makine. Ndërsa Universiteti i Tiranës duket ka gjetur momentin e duhur të instalojë kamera sigurie në vlerën e 260 mijë eurove, që me siguri nuk janë dashur gjatë vitit pandemik./ Panorama

Related Posts

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Konflikti me 3 të plagosur në Tepelenë, policia identifikon 5 autorët e dyshuar dhe i shpall në kërkim

01/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri
Kryesore

Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri

01/08/2026
Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!
Kryesore

Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!

01/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo

Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo

02/08/2026
3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al