• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rikthimi i Ilir Metës në krye të LSI? Monika Kryemadhi: Nuk e kam diskutuar, por mirëpresim këdo

30/10/2021
Monika Kryemadhi asnjë fjalë kundër Ramës, Ilir Meta uron Lindita Nikollën dhe flet me superlativa për Parlamentin e ri

Monika Kryemadhi tha se Lëvizja Socialiste për Integrim e mirëpret një rikthim të Ilir Metës në partinë të cilën ai themeloi, pas përfundimit të mandatit të presidentit.

E pyetur se cili do të jetë roli i Metës në parti, në një intervistë në Zërin e Amerikës, Kryemadhi tha: “Nuk mund të them pasi nuk e kam diskutuar, por di të them që LSI mirëpret çdo njeri që do të kthehet dhe të kontribuojë për të forcuar demokracinë jo vetëm brenda partisë politik në të cilën aderon por për të kthyer demokracinë në të gjithë shoqërinë shqiptare e cila jo vetëm ka qenë e brishtë në këto vite tranzicioni por është cenuar dhe është thyer jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit”.

Duke pranuar përgjegjësinë për djegien e mandatave në legjislaturën e kaluar, Kryemadhi komentoi edhe uljen e ndjeshme të përfaqësimit të LSI në Parlament, nga 19 deputetë, në vetëm 4.

“Duhet të kemi një gjë parasysh që nuk ka rrudhje të rezultatit se janë 110 mijë vota, ka një tjetërsim të sistemit zgjedhor. Unë dua të them që ka një fyerje që është bërë nga kryeministri dhe partia socialiste në radhë të parë me SHBA dhe BE sepse e gjithë opozita në bashkëpunim me Këshillin Politik në bashkëpunim me ambasadën amerikane dhe ambasadën britanike nënshkruan një marrëveshje për të shkuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme në 5 qershor.

Edhe pse u nënshkruar në ambasadën amerikane, klasa politike u sulmuar për shkak të pavarësisë politike dhe pas 3 javësh kjo deklaratë edhe pse u përshëndet nga sekretari i shtetit, ministri i jashtëm i BE dhe komisioneri për zgjerimin e BE, në mënyrë të njëanshme PS ndryshoi plotësisht Kushtetutën gjë e cila solli një cenim jo vetëm të gjithë procesit zgjedhor por nga ana tjetër solli një tjetërsim të rezultatit”, tha Kryemadhi.

“Po të futemi në të gjithë procesin zgjedhor të 25 prillit me tjetërsimin e votave, mos harrojmë procesi i listave të zgjatura me 250 kandidatë, zvarritja. Dhe asnjeri nuk flet që fleta e votimit për qytetarët shqiptarë ka dalë vetëm 15 ditë para zgjedhjeve ku qytetarët ishin totalisht të painformuar. Dhe është i vetmi vend që ka 5% të votave të pavlefshme gjë që do të thotë që tjetërson këto vota që po të rikthehen dhe të shikohen do të shikosh që rezultati do të jetë komplet ndryshe”.

Related Posts

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al