• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të rinjtë shqiptarë në radhët e Ambasadave: Nuk shohim dritë jeshile, po ikim e s’kthehemi më

30/10/2021
Të rinjtë shqiptarë në radhët e Ambasadave: Nuk shohim dritë jeshile, po ikim e s’kthehemi më

Një muaj përpara zgjedhjeve vendore, në monologun e tij të radhës, kryeministri i vendit do të dukej i bindur teksa shpaloste vizionin e tij për Shqipërinë, si atdheu, jo më i udhëhequr nga fenomeni i emigracionit.

“Shqipëria 2030, atdheu e ardhmja, emigracioni e shkuara”, do të shprehej Rama në 8 mars përmes një performance gati teatrale…

8 muaj larg prej atij premtimi, kur nuk mund të flitet për ndryshime rrënjësore, jemi ende në pritje të iniciativave konkrete, që përtej luftës kundrejt paligjshmërisë së emigracionit, t’u mundësojë shqiptarëve një jetesë të qëndrueshme në vend.

Kështu, në vëzhgimin që bën “Vetting” në Bllokun e Ambasadave këtë fund tetori, përballet me radhët e gjata të pritjes të shqiptarëve që kanë humbur besimin për një të ardhme në vend e duan të largohen. Sot, vizioni i premtuar për një Shqipëri europiane, vijon të tronditet nga hapat e shqetësuar të të rinjve që po e lënë vendin.

Diaspora e re që zë fill me rënien e diktaturës, po zgjeron shtratin e saj. E në të, 1,7 milion shqiptarë rroken të ndërtojnë të ardhmen, në “këpucët e ngushta” të emigrantit. Mario Latellari është vetëm një prej studentëve të ekselencës 18 vjeçar të këtij viti, që e shikon të vështirë jetesën në Shqipëri.

Vështirësitë i vëren që në nivelet e mësimdhënies që sipas tij, lënë për të dëshiruar, e deri tek pagat e ulëta e mungesa e investimeve të huaja që do t’u jepnin një lloj shpërblimi moral e financiar të rinjve të arsimuar.

Këto vështirësi që has Latellari e shumë të rinj të tjerë, janë reflektuar në eksodet e viteve të fundit, të cilat tregojnë edhe njëherë se, emigracioni, mbetet një plagë e hapur për vendin tonë. Në 30 vite, qeveritë e majta e të djathta, nuk ndërtuan politika të shëndetshme për ekonominë e familjeve shqiptare në zgrip.

Varfëria, papunësia në rritje, bënë që 23 mijë e 854 shqiptarë të linin vendin vetëm vitin e kaluar, duke u përballur sa me burokracitë e zyrave të emigracionit, aq edhe me pandeminë e COVID-19.

Frika e një izolimi tjetër total i bën shqiptarët të nxitojnë edhe këtë vit në radhët e ambasadave. Ledion Qirako, me profesion mësues, sapo ka marrë vizën për në Gjermani. Zanatin po e lë për të punuar si hidraulik në vend të huaj, e së shpejti shpreson të tërheq atje edhe familjen e vogël.

Ndonëse edhe bashkëshortja e tij po ushtron profesionin si financiere, jetesa në Shqipëri siç thotë, është bërë e pamundur për ta, e emigrimin e shikojnë si të vetmen zgjidhje. Ai pohon se Tirana është shumë e shtrenjtë, e pavarësisht profesioneve të mira, nuk ia dalin dot të përballojnë shpenzimet.

Në situatë të ngjashme me ta, janë edhe shumë të rinj të tjerë.

Kështu, fataliteti prej virusit vdekjeprurës apo dhe risku i deportimit, siç ndodhi me 7171 prej tyre, nuk i ndalën shqiptarët gjatë vitit 2020 të kërkonin të ardhmen gjetkë. Edhe këtë vit, të rikthyerit nuk i reshtin përpjekjet për një tjetër mundësi largimi.

Ky vërshim i tyre drejt të panjohurës, në një kohë kur bota po izolohet për të mbrojtur jetën, të kujton se gjatë këtyre 3 dekadave politikanët, nuk arritën ta bënin Shqipërinë vend të dëshiruar për shqiptarët. Në këto rrethana të rinjtë që po emigrojnë nuk e mendojnë rikthimin në vend.(ABC News)

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al