• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Furtunë” në Policinë e Përmetit, SHÇBA pezullon nga detyra shefin e Komisariatit, ish-shefin e Krimeve dhe 2 inspektorë

01/11/2021
“Furtunë” në Policinë e Përmetit, SHÇBA pezullon nga detyra shefin e Komisariatit, ish-shefin e Krimeve dhe 2 inspektorë

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ndaj 4 punonjësve të policisë në Komisariatin e Policisë Përmet dhe 2 shtetasve, në lidhje me një procedim të vitit 2021, i cili bën fjalë për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 284/2 dhe 248 të Kodit Penal.

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Vlorë-Gjirokastër në kuadër të hetimeve proaktive të kryera për një periudhë kohore 5-mujore me metoda speciale të hetimit në funksion të këtij procedimi, ka bërë ekzekutimin e vendimit datë 29.10.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, e cila ka caktuar 6 masat e sigurisë:

– Kryekomisar P. GJ., me detyrë Shef i Komisariatit Përmet, me masë sigurie të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”;

– Komisar SH.M., ish-Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet, aktualisht me detyrë Specialist në Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”;

– Inspektor DH.SH., me detyrë N/Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”;

– Inspektor M.D., me detyrë N/Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”;

– Shtetasi K.M., me detyrë Kryetar i fshatit që mbulon Njësinë Administrative Frashër në Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Arrest në burg”;

– Shtetasi J.A., me detyrë Inspektor Pyjesh që mbulon Njësinë Administrative Frashër në Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Vlorë-Gjirokastër ka arritur të zbulojë një sasi bimësh narkotike, të mbjella në parcela në zonën e fshatit Zavalan, Përmet.

Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa vazhdon puna për dokumentimin e veprimarisë së kundraligjshme të subjekteve të tjerë të këtij procedimi, të cilët mund të jenë të implikuar në këtë veprër penale.

SHÇBA vijon me intensitet luftën kundër paligjshmërisë dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al