• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

5 muaj hetim në Përmet, si i mbyllën sytë zyrtarët e policisë dhe kryeplaku i fshatit për parcelat me kanabis

01/11/2021
I gjejnë 7 rrënjë kanabis në tokën e tij, arrestohet 63-vjeçari në Memaliaj

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme të Ankesave ka dhënë informacione lidhur me aksionin e zhvilluar në Përmet, ku u sekuestruan sasi të mëdha kanabisi, ndërkohë që prangave nuk u kanë shpëtuar as zyrtarët e Policisë. Për më shumë se 5 muaj, agjentët e SHÇBA-ve kanë hetuar duket zbuluar parcela të mbjella në zonën e fshatit Zavalan, Përmet. Si pasojë shefi i Komisariatit të Përmetit, Petrit Gjokaza është pezulluar nga detyra e në vend të tij është komanduar Vilson Dine, shefi aktual i Policise Kriminale në Përmet. Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” mbahet ish-shefi i krimeve të Komisariatit të Përmetit Shpëtim Makashi. Ndërsa inspektorët Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj, po ashtu janë pezulluar nga detyra. Po në këtë masë sigurie është lënë nga Prokuroria e Përmetit dhe inspektori i Zonave të Mbrojtura, Joan Allamani. Ndërsa kryeplaku i fshatit Frashër, Klodjan Mustafa është arrestuar.

Njoftimi i SHÇBA:

Përmet – SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ndaj 4 punonjësve të policisë në Komisariatin e Policisë Përmet dhe 2 shtetasve, në lidhje me një procedim të vitit 2021, i cili bën fjalë për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 284/2 dhe 248 të Kodit Penal.

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Vlorë-Gjirokastër në kuadër të hetimeve proaktive të kryera për një periudhë kohore 5-mujore me metoda speciale të hetimit në funksion të këtij procedimi, ka bërë ekzekutimin e vendimit datë 29.10.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, e cila ka caktuar 6 masat e sigurisë: – Kryekomisar P. GJ., me detyrë Shef i Komisariatit Përmet, me masë sigurie të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”; – Komisar SH.M., ish-Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet, aktualisht me detyrë Specialist në Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”; – Inspektor DH.SH., me detyrë N/Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”; – Inspektor M.D., me detyrë N/Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”; – Shtetasi K.M., me detyrë Kryetar i fshatit që mbulon Njësinë Administrative Frashër në Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Arrest në burg”; – Shtetasi J.A., me detyrë Inspektor Pyjesh që mbulon Njësinë Administrative Frashër në Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”. Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Vlorë-Gjirokastër ka arritur të zbulojë një sasi bimësh narkotike, të mbjella në parcela në zonën e fshatit Zavalan, Përmet. Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa vazhdon puna për dokumentimin e veprimarisë së kundraligjshme të subjekteve të tjerë të këtij procedimi, të cilët mund të jenë të implikuar në këtë veprër penale. SHÇBA vijon me intensitet luftën kundër paligjshmërisë dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Related Posts

Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë
Kryesore

Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë

05/08/2026
Kryesore

Tentoi të kalonte ilegalisht 6 persona në Greqi, i riu arrestohet në Qafë Botë

05/08/2026
Bashkitë marrin draftin e propozuar nga PS për ndarjen e re
Kryesore

Bashkitë marrin draftin e propozuar nga PS për ndarjen e re

05/08/2026
15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë, por shkrihen 4 me mbi 25 mijë
Kryesore

15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë, por shkrihen 4 me mbi 25 mijë

05/08/2026
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencë të disa zyrtarëve
Kryesore

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencë të disa zyrtarëve

05/08/2026
Flakët pushtojnë zonën e Penkovës në Selenicë, kërkohet ndërhyrje shtesë nga zjarrfikësit
Kryesore

Flakët pushtojnë zonën e Penkovës në Selenicë, kërkohet ndërhyrje shtesë nga zjarrfikësit

05/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë

Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë

05/08/2026
Shuhet një emër i madh i futbollit librazhdas, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

Shuhet një emër i madh i futbollit librazhdas, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

05/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al