Specialitët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 39 vjeç, banues Tepelenë, pasi në hyrje të qytetit të Tepelenës, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të saj.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.









