• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reforma territoriale, PD: T’i japim fund dështimit të reformës së njëanshme me 61 bashki, që lanë qytetarët pa shërbime dhe rriten kostot

03/11/2021
Reforma territoriale, PD: T’i japim fund dështimit të reformës së njëanshme me 61 bashki, që lanë qytetarët pa shërbime dhe rriten kostot

Partia Demokratike paraqiti disa argumenta kryesorë që kane çuar në kërkesën për një reformë të re territoriale, për të cilën duhet ndryshimi i Kushtetutës. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, solli në vëmendje dështimin e reformës së njëanshme të PS në 3 drejtime kyçe: rritjen e kostosve për bashkitë e reja, paaftësinë për të ofruar shërbime më të mira dhe heqjen e aksesit për shërbime më të mira nga qytetarët.

Duke renditur konstatimet dhe konkluzionet e agjensive të pavarura për zbatimin e Reformës Territoriale, zoti Rushaj kërkoi miratimin e nismës për reformën territoriale.

Reforma Administrative-Territoriale nuk ka reflektuar plotësisht parimet e Kartës Europiane të Autonomisë Vendore.
Reforma nuk ka rrjedhur nga një proces i gjerë konsultimesh dhe të shtrirë në kohë dhe nuk ka ndjekur kriteret e afirmuara nga praktikat evropiane.
Reforma Administrative-Territoriale nuk ka përmbushur objektivat. Legjislacioni i ri nuk zbatohet plotësisht, procesi i përthithjes së funksioneve të reja nga ana e punonjësve dhe rritja e cilësisë së shërbimeve nuk është arritur të realizohet me sukses.
Konfigurimi i ri i kufijve administrativë të bashkive nuk është bazuar në kritere të qartë dhe specifike, të tillë si: kriteri i popullsisë minimale, kriteri gjeo-kulturor, tradita, ekonomia etj.duke krijuar një asimetri të kufijve bashkiakë, mes Veriut (amalgamim) dhe Jugut (framgentarizim), por edhe mes bashkive brenda një rajoni.
Kufijtë e rinj bashkiakë nuk kanë dalë nga një vullnet vendor i institucionalizuar përmes procesit të referendumeve, duke shkelur kështu Kartën Europiane të Autonomisë Vendore (neni 5).
Legjislacioni i ri (konkretisht Ligji “Për Financat Vendore” dhe Ligji “Për Vetëqeverisjen Vendore”) nuk është harmonizuar me ligje te tjera ne vazhdim. Legjislacioni i ri nuk ka sjellë rritje të buxhetit të bashkive që ishte thelbi i decentralizimit. Niveli është pak a shumë i njëjti si para reformës territoriale- administrative, pra nga buxheti qendror alokohet jo më pak se 1% e GDP-së që është niveli më i ulët rajonal.
Për shkak të bashkimit të Bashkive dhe Komunave në një bashki të vetme, banorët kryesisht të zonave rurale janë braktisur dhe nuk marrin asnjë shërbim, duke sjell pasoja në jetën e tyre për shkak të mungesës së shërbimeve. Edhe pse banorët e zonave rurale paguajnë të njëjtat taksa dhe tarifa vendore, është evidente që ato nuk arrijnë të marrin asnjë shërbim në shumicën dërrmuese të zonave rurale.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi

U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al