Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit:
Q. G., 38 vjeç; S. S., 58 vjeç dhe R. Gj., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi janë kapur duke prerë pyje (dru) në vendin e quajtur “Gropa e Odries”, fshati Labovë e Zhapës, Gjirokastër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 m3 dru.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.









