Një klasë në gjimnazin e Këlcyrës është mbyllur për shkak të infektimit me koronavirus të disa nxënësve. Bëhet me dije se janë 7 nxënës të klasës së 11-të të gjimnazit “Sejfulla Malëshova” kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Mbyllja e klasës u bë me urdhër të ISHP për të shkëputur zinxhirin e infeksionit. Klasa do të rifunksionojë pas 14 ditësh.








