Policia e shtetit ka dhënë detaje mbi shpërthimin e fuqishëm që u dëgjua mbrëmjen e së premtes në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
“Rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases Rezarta Koçi, ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë. Rezarta Koçi punonte si notere dhe pedagoge. Më herët ajo ka qenë edhe asistente e zv.ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi.
Koçi punon si notere. Mësohet se makina është një “Range Rover” e parkuar në afërsi të një Fast Food.








