• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

114 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet avokati dhe tre të tjerë

07/11/2021

Katër persona, njëri prej të cilëve me profesion avokat janë arrestuar nga policia gjatë një operacioni të koduar “Restart” i finalizuar mbrëmjen e djeshme, kundër trafikut të narkotikëve në Korçë. Ata dyshohet se transportonin lëndë narkotike drejt shtetit grek me makinë. Në momentin e arrestimit iu sekuestrua 114 kg kanabis.

Në pranga janë vënë Ligor Romaçka, 29 vjeç, avokati Joni Mosku, 36 vjeç, Idriz Manej, 66 vjeç dhe Albion Çiko, 21 vjeç. Policia bën me dije se gjatë aksionit në pikën kufitare të Goricës është arrestuar fillimisht avokati Mosku pasi në automjetin e tij “Opel Meriva” janë gjetur 66 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkohë pas kontrollit në një magazinë në lagjen 1 në Korçë i cili ishte marrë në përdorim nga Romaçka, brenda një automjeti tip “Opel Meriva”, pa targa dhe pa dokumentacion u gjet një sasi tjetër prej 48 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një presë që shërben për paketimin e lëndës narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se të përfshirë në trafikun e kanabisit drejt Greqisë ishin të përfshirë edhe Idriz Menaj i cili posedonte lëndën narkotike, si dhe Albion Çiko i cili kishte kryer modifikimin e automjetit, për të fshehur lëndën narkotike. Ky i fundit në momentin e arrestimit ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 114 lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë sportive tip pistoletë, 4 automjete, 6 aparate celularë dhe 1 pajisje metalike (presë) e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Të arrestuarit

Ligor Romaçka, 29 vjeç, banues në Korçë.
Joni Mosku, 36 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).
Idriz Manej, 66 vjeç, banues në Shkodër, (i dënuar më parë për veprën “Trafikimi i narkotikëve”).
Albion Çiko, 21 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ylli i ‘Big Brother’ ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare

Ylli i ‘Big Brother’ ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare

26/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al