Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ishte sot në Gjirokastër në kuadër të Planit Kombëtar të Pastrimit, ku bashkë me kryebashkiakun Flamur Golemi, prefektin Odise Kote dhe punonjës të institucioneve vendore, hoqën sasi të konsiderueshme mbeturinash në fshatin Valare të Lunxhërisë. Gjatë një prononcimi për mediat, Kumbaro ka thënë se është bërë një plan bashkë me bashkinë për zhvendosjen e kasolleve të bagëtive, të cilat janë një burim ndotje për zonën.
“Kemi bërë një plan me Bashkinë Gjirokastër, që kasollet e bagëtive të zhvendosen në një vend tjetër për fshatin Valare. Të jenë të organizuara dhe larg kanaleve kulluese dhe larg zonave të banuara“, tha Kumbaro.
Sipas saj ndotja që po i bëhet mjedisit është e pafalshme dhe ndikon direkt në shëndetin tonë dhe pengon zhvillimin.
“Plani i Pastrimit Kombetar kerkon bashkim te te gjitha forcave, te pushteti vendor, te biznesit, te komunitetit, te fshatit dhe te qytetit! Kjo eshte lufte per te mbrojtur mjedisin, per te mbrojtur Jeten dhe shendetin e Femijeve!”, shprehet Kumbaro. Shihni videon më poshtë.









