• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të pathënat e dy të rinjve që u ekzekutuan në Tiranë, Erigers Mihasi akuzohej si i përfshirë në grabitjen e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë

13/11/2021
Të pathënat e dy të rinjve që u ekzekutuan në Tiranë, Erigers Mihasi akuzohej si i përfshirë në grabitjen e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë

Erigers Mihasi, 32 vjeç dhe Armando Dumani, 26 vjeç, të dy banues në zonën e Yrshekut në Tiranë kanë mbetur të vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Dy të rinjtë që ishin edhe fqinjë me njëri-tjetrin kanë qenë ulur në një lokal në zonën e Astirit për të konsumuar diçka rreth orës 19:00, por pasi kanë kaluar 40 minuta knë menduar të lëvizin që aty. Ata janë nisur të dy drejt parkingut ku Mihasi kishte lënë mjetin e tij “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM”. Mihasi në vendin e shoferit e Dumani pasagjer, kanë hipur në mjet dhe kanë dalë në rrugë kryesore. Ata janë afruar pranë semaforit në zonën e njohur si ‘Dy rrathët’ dhe po prisnin që semafori të tregonte dritën jeshile.

Krah tyre janë afruar atentatorët, numri i të cilëve nuk dihet ende, që ndodheshin në mjetin e llojit “Toyota” me targa “AA 532 ON”, të cilat rezultojnë të vjedhura në muajin korrik në Tiranë. Atentatorët kanë nxjerrë kallashnikovët në dritare dhe kanë qëlluar me breshëri drejt mjetit ku ndodheshin Mihasi e Dumani, duke i lënë këta të fundit të vdekur në vend. Më pas janë larguar drejt ish-sheshit “Shqiponja”, kanë marrë autostradën dhe Thumanë i kanë vënë flakën makinës së përdorur në atentat. Mjeti është gjetur nga autoritetet teksa digjet dhe brenda saj ndodheshin dy kallashnikovët me të cilët u vranë të rinjtë sot.

Armët e makina janë në duart e ekspertëve me shpresën se mos autorët kanë lënë gjurmë përmes të cilave mund të identifikohen. Ndërkohë trupat e Mihasit e Dumanit janë dërguar në morg për t’ju nënshtruar eksprtizës mjeko-ligjore. Argjirolajm.net ka sjellë pamje e foto nga vendi i ngjarjes ku shihej edhe se si të mbuluar më çarçaf të bardhë, trupat e tyre nxirreshin nga mjeti.

Mihasi la pas tre fëmijë, ndërsa për Dumanin nuk dihen detaje nga jeta e tij private. Të dy viktimat ishin persona me precendetë penalë. Konkretisht Mihasi rezulton të jetë përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale si: grabitja e prindërve të Elton Çiços (tashmë i ndjerë) në Tepelenë, goditja me armë e Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe plagosja e mikun të tyre, Ibrahim Durollari si dhe plagosja e një punonjësi bashkie, Rudolf Toma. Për herë të fundit ai u kap në një aksion në Laç të zhvillua nga policia gjatë kësaj vere për armëmbajtje pa leje, por sot rezultonte i lirë në Astir.

Dumani mësohet se është me origjinë nga Vlora, por prej vitesh rezulton të jetë shpërngulur në Tiranë, në zonën e Yrshekut. Në vitin 2012 Dumani ka qenë i arrestuar bashkë me disa persona të tjerë për një sërë grabitjesh në banka të ndryshme. Asokohe banda e tyre u kthye në “makth” për bankat, deri në shkatërrimin e saj nga policia.

 

Related Posts

Kryesore

Tentoi të kalonte ilegalisht 6 persona në Greqi, i riu arrestohet në Qafë Botë

05/08/2026
Bashkitë marrin draftin e propozuar nga PS për ndarjen e re
Kryesore

Bashkitë marrin draftin e propozuar nga PS për ndarjen e re

05/08/2026
15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë, por shkrihen 4 me mbi 25 mijë
Kryesore

15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë, por shkrihen 4 me mbi 25 mijë

05/08/2026
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencë të disa zyrtarëve
Kryesore

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencë të disa zyrtarëve

05/08/2026
Flakët pushtojnë zonën e Penkovës në Selenicë, kërkohet ndërhyrje shtesë nga zjarrfikësit
Kryesore

Flakët pushtojnë zonën e Penkovës në Selenicë, kërkohet ndërhyrje shtesë nga zjarrfikësit

05/08/2026
Apeli lë jashtë Pacollin nga administrimi i Aeroportit të Vlorës deri në vendimin përfundimtar
Kryesore

Qeveria nis procedurat për t’i marrë Pacollit Aeroportin e Vlorës

05/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miqësore/ Mbyllet pa fitues derbi i parë sezonal i Milano-s, goli i Dimarco-s rikuperohet nga penalltia e Nkunku

Miqësore/ Mbyllet pa fitues derbi i parë sezonal i Milano-s, goli i Dimarco-s rikuperohet nga penalltia e Nkunku

05/08/2026

Tentoi të kalonte ilegalisht 6 persona në Greqi, i riu arrestohet në Qafë Botë

05/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al