• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ti je zyrtari që do pastroje paratë e mafias italiane”, Braçe përgjigjet me lot në sy, zë të dridhur dhe përplas mikrofonin

16/11/2021
“Ti je zyrtari që do pastroje paratë e mafias italiane”, Braçe përgjigjet me lot në sy, zë të dridhur dhe përplas mikrofonin

Akuza e Ervin Salianjit ndaj Erjon Braçes se ishte ai zv.kryeministri që do të ndërhynthe në “Alfa Bank” për të zhbllokuar 19 milion euro të mafias italiane kanë shkaktuar tensione në sallën e Kuvendit. Menjëherë pas kësaj akuze ndërhyri Braçe, i cili tha se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se Salianji po gënjente.

“O pleh”, i tha Braçe-Salianjit, kurse ky i fundit e quajti “kone”.

Duke shkëmbyer akuza të ndërsjellta deputetët humbën edhe qetësinë duke shkuar drejt një përplasjeje fizike, gjë që bëri Nikollën të ndërpresë seancën.

Fill pasi rifilloi seanca, Braçe tha se nuk ka patur asnjëherë lidhje me Rezart Taçin dhe aq më pak me mafian italiane.

“Unë nuk kam shkëmbyer asnjëherë telefonata me rezart taçin. Nuk kam shkelur asnjëherë në televizionin e Rezart Taçit, por këtu ka njerëz që paguhen për të hedhur llum dhe për të përhapur akuza të tilla”, tha Braçe, ndërsa nuk mund të fshihte zërin që i dridhej dhe sytë e përlotur. Në fund të fjalës Braçe përplasi edhe mikrofonin.

Pas kësaj, Salianji tha se Braçe duhej të jepte llogari edhe për krimet që po ndodhin në Karavasta dhe gjetkë, ku sipas tij, Braçe është i përfshirë gjithashtu.

Përgjimet

Prokuroria italiane ka nisur një hetim për pastrim të 19 milion euro të mafias “Cosa Nostra” në Shqipëri nëpërmjet dy personazheve, të cilët sipas autoriteteve atje, në komunikim me Rezart Taçin dërguan në një llogari bankare në “Alpha Bank” shumë në fjalë. Përfaqësuesit e mafias italiane erdhën disa herë në Shqipëri dhe shkëmbyen mjaft telefonata me njeri-tjetrin duke folur edhe për përfshirjen e disa ministrave, madje edhe të zv.kryeministrit shqiptar për të mundësuar zhbllokimin e këtyre parave nga llogaria bankare.

Prokuroria italiane nuk shprehet me emër se për cilin politikan shqiptar flasin përfaqësuesit e mafias italiane, ndërsa në përgjime nuk ka ndonjë telefonatë mes tyre dhe zyrtarit shqiptar apo mes Rezart Taçit dhe ndonjë politikani shqiptar.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al