Kati i dytë i një pallati është përfshirë nga flakët në zonën e Freskut në Tiranë, në rrugën ‘Fadil Deliu’. Nga pamjet, shihet momenti kur shpëtohet një fëmijë nga flakët dhe niset me ambulancë në spital, ndërkohë që edhe banorë të tjerë janë evakuuar. Zjarri, i cili dyshohet se është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi,ishte i përmasave të mëdha dhe katër forca zjarrfikëse punuan për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, nga pamjet e siguruara shihet se zjarri është fikur, por dëgjohen thirrja nga brenda godinës “Ndihmë, ndihmë”.









