Afrim Qendro zgjidhet prefekt i Tiranës. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave. Qendro ishte emëruar nënkryetar i Bashkisë së Vlorës më 22 korrik të vitit të shkuar. Ai ka qenë më herët edhe kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Më herët, prefekt i Tiranës ka qenë Toni Gogu, i cili aktualisht është deputet i Partisë Socialiste.









