Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e djeshme një 32-vjeçar, duke e akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme.
Bëhet fjalë për Andi M., banues në Tiranë, i cili rreth orës 08:30 në kullotat e fshatit Rumanxa, Finiq, Sarandë ka shkaktuar qëllimisht zjarrëvënie, ku është djegur një sipërfaqe toke rreth 1 ha me shkurre e bimësi e egër.
Lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale ”Shkatërrim i pronës me zjarr”.