• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Abuzonte me një vajzë të mitur, arrestohet kryeinspektori i policisë në Sarandë (Detajet)

20/11/2021
Abuzonte me një vajzë të mitur, arrestohet kryeinspektori i policisë në Sarandë (Detajet)

Argjirolajm.net ka siguruar foton dhe emrin e oficerit të Komisariatit të Policise Kufitare të Sarandës, i cili është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur që shfrytëzohej për prostitucion nga një tjetër person.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti që Petraq Rako, i arrestuar tashmë nga kolegët e tij, në vend që ta mbronte të miturën 13-vjeçare e cila shfrytëzohej nga shtetasi Stefan Koloi, pasi ka mësuar këtë fakt, ai ka kryer edhe vetë marrëdhënie me vajzën. 63 vjeçari Petraq Rako ishte Kryeinspektor, punonjës policie Trup Shërbimi në Piken kufitare të Rripsit dhe se ishte arrestuar ne vitin 2007 per “dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit ne bashkepunim ne kuader te grupit te strukturuar kriminal” por eshte shpallur i pafajshem.

Njoftimi i policisë

Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses Operacioni “Shfrytëzuesit”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips;

• S.K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.

Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.

Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 2 automjete;
– 4 aparate celularë;
– një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale
– është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Related Posts

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari
Kryesore

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari

25/12/2025
Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba: Jam e sigurt që do të arrij gjysmëfinalen!

26/12/2025
“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al