• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ulen temperaturat/ Llogaraja mbulohet nga dëbora, zbardhet Veriu i Shqipërisë. Bllokohet Rruga e Arbërit. Fryhet Vjosa

30/11/2021
Ulen temperaturat/ Llogaraja mbulohet nga dëbora, zbardhet Veriu i Shqipërisë. Bllokohet Rruga e Arbërit. Fryhet Vjosa

Me një “vello” të bardhë është zgjuar mëngjesin e sotëm Veriu i Shqipërisë, ndërsa është zbardhur edhe fshati turistik i Llogaras në Vlorës.

Gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit reshjet e dëborës kanë “pushtuar” qytetin e Peshkopisë, ndërkohë që ato kanë dominuar në të gjithë qarkun e Dibrës, ku trashësia ka arritur deri në 5 cm, por fatmirësisht pa problematika.

Krahas reshjeve te shiut, rajoni i Lezhës është përfshirë dhe nga reshje dëbore, kryesisht në zonat e ulëta, ndërsa sipas informacioneve paraprake situata po mbahet nën monitorim.

Edhe në Pukë reshjet e dëborës, kanë “veshur” rrugët, por pa u bërë problematike për kalimin e automjeteve dhe qytetarëve.

Është bllokuar segmenti nga hyrja e tunelit të Murrizit, i gjithë “bay-pasi” deri në Xibër Murrize, segment i rrugës së Arbrit.

Në këtë aks po punojnë 2 mjete borëpastruese, por qarkullimi ende nuk është bërë i mundur.

Policia rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Tirana drejt Dibrës, të vendosin goma dimërore dhe të përdorin zinxhirët.

Për momentin policia po monitoron segmentin dhe nuk lejon qarkullimin, duke e devijuar atë në rrugën e vjetër.

Mëngjesin e sotëm niveli i lumit Vjosa ka rënë në 6.10 m mbi nivelin e detit ,ndërkohë që mbrëmjen e djeshme niveli arrti në kuotat 6.70, ndërsa pika kritike kur jepet alarmi është 7.30 m mbi nivelin e detit. Prurjet e Vjosës mbrëmjen e djeshme kanë sjellë dhe përmbytje në tregun e gjësë së gjallë poshtë urës së Mifolit , por pa problem për banorët e njësisë administrative Novosele. Ndërkohë pritet që reshjet e shiut do të vijojnë në Përmet zona ku Vjosa buron atëherë duhet bërë kujdes.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al