Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka publikuar disa foto nga salla brenda kinemasë së Përmetit. Disa nxënës në përfundim të shfaqjes, kishin lënë aty mbeturinat. Ky gjest nuk i ka pëlqyer ministres, e cila prej disa javësh ka ndërmarrë një aksion kombëtar për pastrimin e mbetjeve urbane.
“Nuk mund te mos ndaj me ju sonte nje trishtim te madh qe me shkaktuan disa nxenes te qytetit qe e dua aq fort, qytet amvisash, gra e burra punetore si rralle kush: Ne kinemane e re te qytetit te Permetit, te sapo inaguruar, nxenes te papergjegjshem pasi pane shfaqjen u larguan dhe e lane kinemane te sapo hapur ne kete gjendje, qe prinderit s’do duhet t’ua falin, qe mesuesit s’do duhet t’ua kalojne lehte, qe qyteti i luleve s’mund t’ua mbaje kete turp. Nuk e meritojne permetaret kete. Mua me vjen turp. Kinemaja, shkolla, qyteti, eshte shtepia jote. Mos e bej pis more!”, shkruan Kumbaro.