• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbrojtja Vjosës, Kumbaro diskuton me organizatën e Leonardo DiCaprio: I njëjti vizion për projektin e përbashkët

02/12/2021
Mbrojtja Vjosës, Kumbaro diskuton me organizatën e Leonardo DiCaprio: I njëjti vizion për projektin e përbashkët

Lumi Vjosa është prej kohësh një çështje globale në fokusin e shumë organizatave të huaja dhe personazheve po ashtu. Kjo u pa edhe në takimin që Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro patën në fillim të muajit nëntor në Glasgow gjatë Samitit të Klimës me aktorin Leonardo DiCaprio, i cili ka qenë shumë aktiv në fushatat për promovimin dhe mbrojtjen e Vjosës.

Për këtë Mirela Kumbaro ka zhvilluar disa takime me drejtuesit e këtyre organizatave, në njërën prej të cilave është pjesë edhe aktori Leonardo DiCaprio. Lajmin e ka dhënë vetë ministrja, pas takimit që ka pasur me drejtuesit e organizatave “Re:wild”, “Patagonia Works” dhe “Tompkins Conservation”.

“Me Wes Sechrest, që përveçse është një ekspert i shkëlqyer i biologjisë dhe drejtues i organizatës Re:wild me të cilin vumë kontakt pas takimit me Leonardo DiCaprio, ramë në një mendje se për Vjosën na duhet një model i zhvillimit të qëndrueshëm, para se të shkojmë drejt shkallës më të lartë të mbrojtjes së lumit që është statusi i Parkut Kombëtar”, është shprehur Kumbaro.

Sipas ministres, kjo do të thotë se përmes këtij modeli, duhen “ndihmuar rreth 60,000 njerëzit që kanë ndërtuar prej shekujsh jetën e tyre përgjatë lumit, e po ashtu sigurohet plotësisht që gjallesat e shumta të jetojnë në habitatet e tyre natyrore. Prandaj në vitin 2020 e kemi shpallur Vjosën zonë të mbrojtur, siç informova edhe Ryan Gellert, CEO i “Patagonia Works” dhe Kris Tompkins, presidente e “Tompkins Conservation”, dy zëra të fuqishëm në SHBA”, ka njoftuar Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, duke shtuar se Vjosa kapërcen çdo kufi dhe prandaj për të po punohet si brenda vendit ashtu edhe globalisht me të gjitha palët e interesit.

Kujtojmë që Vjosa tashmë quhet kudo si “lumi i fundit i egër në Europë” dhe për të janë krijuar shumë fushata promovimi dhe dokumentarë.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Finlanda sfidon Shqipërinë, Antmani: Luajmë me guxim dhe fitojmë

Finlanda sfidon Shqipërinë, Antmani: Luajmë me guxim dhe fitojmë

12/11/2026
Zbulim i rrallë në Afrikën e Jugut, fosilet 300 mijëvjeçare zbulojnë një mister. A ishte kjo shpellë vendvarrimi vetëm për gratë? – Balkanweb.com – News24

Zbulim i rrallë në Afrikën e Jugut, fosilet 300 mijëvjeçare zbulojnë një mister. A ishte kjo shpellë vendvarrimi vetëm për gratë? – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al