• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Transport klandestinësh me taksi nga Saranda në Kukës, dy të arrestuar nga policia

02/12/2021
Transport klandestinësh me taksi nga Saranda në Kukës, dy të arrestuar nga policia

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se transportonin në mënyrë të kundraligjshme 5 emigrantë. Sipas policisë, transporti nga Saranda për në Tiranë më pas drejt Kukësit bëhej me anë të një taksie. Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe 5 emigrantët, të cilët tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. Dy personat e arrestuar kundrejt parave i transportonin emigrantët nga Saranda, në Tiranë më pas në Kukës për të kaluar kufirin në Kosovë dhe destinacioni ishte vendet e Bashkimit Evropian.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Saranda drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “TAKSIA”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve V. B., 46 vjeç dhe B. T., 21 vjeç.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një mjet taksi, kundrejt shpërblimit monetar, 5 emigrantë që kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit me shtetin grek, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 5 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al