• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Marrëzi në Përmet, nis ndërtimi i një landfilli plehrash në hyrje të Parkut Kombëtar dhe pranë rrugës që të çon në Teqenë e Alipostivanit

06/12/2021
Marrëzi në Përmet, nis ndërtimi i një landfilli plehrash në hyrje të Parkut Kombëtar dhe pranë rrugës që të çon në Teqenë e Alipostivanit

Prej disa vitesh, Përmeti është kthyer në epiqendër për turistët e huaj dhe shqiptarë. Kjo, falë bukurisë dhe natyrës që ofron ky qytet, përveç qetësisë, ushqimit dhe mikëpritjes së njerëzve të kësaj zone. Dy janë destinacionet kryesore ku shkojnë turistët, “Banjat e Bënjës” dhe Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës”.

Por, në vend që këto pasuri të promovohen, në hyrje të Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës” ka nisur ndërtimi i një landfilli për përpunimin e plehrave.

Landfilli është vendosur të ndërtohet në dalje të fshatit Piskovë, në rrugën që të çon jo vetëm në “Bredhin e Hotovës”, por edhe në Teqenë e Alipostivanit, e cila është ndër më të famshmet në Shqipëri dhe vizitohet çdo fundjavë nga mijëra njerëz të ardhur nga qytete dhe vende të ndryshme.

Përveç marrëzisë së ndërtimit të një landfilli plehrash në hyrje të një parku kombëtar, ndër më të bukurit në Ballkan, të cilin banorët vendas e kanë ruajtur të paprekur edhe në çmendurinë e 97-s, ky landfill është problematik edhe për banorët e zonës, të cilët kanë jo vetëm të mbjellat aty rrothull, por vetëm 500 metra më poshtë ndodhet ujësjellësi i ujit të pijshëm.

Banorët kanë paralajmëruar protesta, ndërkohë që nga ana e Bashkisë mungon transparenca. Kryetarja e Bashkisë, Alma Hoxha, është mjaftuar vetëm duke iu thënë banorëve se vendimi është marrë nga Tirana dhe ajo s’ka çfarë të bëjë.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al