• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi pret delegacionin e Guardia di Financa: Shumëfishimi i çmimit dhe mos-evidentimi i asnjë rasti të trafikimit me mjete lundruese gjatë vitit 2021, dy indikatorë të efikasitetit në luftën antikanabis

09/12/2021

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi priti sot një delegacion të lartë të Guardia di Finanza italiane, shoqëruar nga ambasadori italian Fabrizio Bucci, në prag të konferencës ku do të shpallen rezultatet në luftën antikanabis për vitin 2021.

Ministri Çuçi veçoi dy indikatorë që dëshmojnë efikasitetin në këtë luftë, që janë shumëfishimi disa herë i çmimit të kanabisit, si dhe mos-evidentimi i asnjë rasti të trafikimit me mjete lundruese të sasive narkotike për këtë vit, drejt Italisë. Prej disa vitesh, forcat e GdF operojnë së bashku me Policinë e Shtetit për një monitorim të rreptë të territorit në zbulim të tentativave për kultivim kanabisi, por edhe për goditjen e përpjekjeve për trafiqe të paligjshme përmes detit.

Palët shprehën dakordësinë për të thelluar bashkëpunimin, në funksion të rritjes së sigurisë në dy vendet.

Me interes të veçantë u vlerësua mbështetja e Policisë Italiane për Akademinë e Sigurisë, duke synuar zgjerimin e këtij bashkëpunimi.

Ministri i Brendshëm dekoroi me medaljen e nderit dy drejtues të lartë të Guardia di Finanza italiane, Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, Drejtues i Repartit III të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, si dhe Nënkolonelin Stefano Lezzia drejtues i Njësisë së GdF në Durrës. Motivacioni lidhet me kontributin në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe Guardia di Finanza të Italisë në luftën e përbashkët kundër kriminalitetit, si dhe mbështetjen e spikatur në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike e parandalimin e veprimtarisë së kundërligjshme nëpërmjet detit në të dy anët e kufirit.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al