• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si po shtrenjtohet jetesa për shqiptarët, çmimet më të larta në 10 vitet e fundit

10/12/2021
Si po shtrenjtohet jetesa për shqiptarët, çmimet më të larta në 10 vitet e fundit

Jetesa për shqiptarët po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë! Këtë e dëshmon rritja e fortë e çmimeve që në nëntor shënoi nivelin më të lartë të dhjetë viteve të fundit, duke e çuar inflacionin në 3.1%, përtej objektivit të bankës qendrore prej 3%.

Sot tashmë konsumatorët paguajnë më shumë për ushqimet kryesisht për fruta-perimet, bukën e drithërat që kanë parë rritjen më të madhe, blejnë më shtrenjtë karburantet, teksa rritja e çmimit të lëndëve të para në tregjet e huaja ka bërë që kostot të rriten edhe për të shkuar në kafene e restorante ku shtrenjtimi i i tyre i faturohet konsumatorit final.

Por, si e lexojnë ekspertët këtë normë të lartë inflacioni?

“Flasim për pamundësi për konsumuar s pasojë e zhvlerësimit, pamundësi për të konsumuar në nivelet e mëparshme si pasojë e mosrritjes së të ardhurave, ndërkohë që çmimet sa vijnë e rritjes ndërkohë që jemi në prag festash.

Do kemi një rritje çmimesh të vazhdueshme qoftë edhe artificialisht. Kemi një tejkalim të normës së objektivit të inflacionit që nuk vjen nga rritja e kërkesës por nga rritja e çmimit të faktorëve prodhues”, shprehet ekspertja për ekonominë, Elona Shehu.

Përballë kësaj vale të pandalshme të rritjes së çmimeve, ekspertët propozojnë ndërhyrje të bankës qendrore për stabilizimin e tyre, pasi me hyrjen në fuqi të paketës së re fiskale shpjegojnë ata shtrenjtimi i mëtejshëm i tyre është i pashmangshëm.

“Është një sinjal që banka në vetvete duhet të marrë hapa për ta normalizuar situatën sepse nuk kemi të bëjmë me faktorë të përkohshëm, nuk kemi në prapavijë një rritje të kërkesës që ka çuar në këtë rritje çmimesh. Edhe bankat qendrore të vendeve të tjera janë duke rishikuar politikat e tyre”, shpjegon Shehu.

Situata e rritjes së çmimeve duket se i la të pasigurt, ku edhe pse në nëntor besimi i tyre në ekonomi u përmirësua, vlerësimet e tyre për të shpenzuar dhe për të bërë blerje të mëdha në të ardhmen ishin në rënie.(TCH)

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lumturi për Pete Davidson, vjen në jetë fëmija i tij i parë

Lumturi për Pete Davidson, vjen në jetë fëmija i tij i parë

19/12/2025
Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al