• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Me sloganin e BE-së, Roland Bejko uron Bashën dhe përshëndet Selamin: Kthehemi shpejt forcë e parë

23/07/2017
48 orët vendimtare/ Çfarë do të bëjë Basha me Roland Bejkon?

Pas përfundimit të procesit të numërimit dhe rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së, Roland Bejko ka reaguar me një mesazh të gjatë në faqen e tij në Facebook. Duke huazuar sloganin e Bashkimit Europian “United in Diversity’ (të bashkuar në diversitet), ai uron Bashën dhe falenderon humbësin Eduart Selami. Më poshtë reagimi i plotë i Bejkos.

TË BASHKUAR NË DIVERSITET !

Do doja sot t’ju dërgoja një falenderim të veçantë të gjithë demokratëve të Qarkut Gjirokastër,(Përmet, Tepelenë, Këlcyrë, Memaliaj dhe Gjirokastër) për pjesëmarrjen e lartë në votimin e djeshëm për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Diku thuhet se sa më e madhe të jetë shtypja, aq më i fortë do të jetë reagimi.

Pjesëmmarrja e lartë është tregues i qartë i mosdurimit që kanë demokratët e kësaj zone për të filluar menjëherë nga puna për një ndryshim cilësor dhe sasior të PD që të kthehet shpejt në forcën e parë politike në vend.

Pjesëmarrja e lartë në votime në këtë Qark, është dëshmia e qartë e zjarrit që i djeg përbrendra zemrat e këtyre njerëzve, të cilët mezi presin ta qasin afër ditën e çlirimit nga oligarkia e krimit që ju ka vrarë ekonominë, mirëqënien, punën dhe shpresën.

I urojmë punë të mbarë kryetarit të rikonfirmuar në krye të PD z.Lulzim Basha me besimin e madh se PD do të dijë të bashkohet në diversitet me një koncept të ri strukturor në organizimin e brendshëm dhe me një dimension politik bashkëkohor mbi vlerat e saj më të mira të vlerave konservatore dhe parimeve liberale të tregut.

Përshëndesim mikun tonë z. Eduart Selami për koherencën në qëndrimet e tij dhe për prezantimin e pikpamjeve të tij çmuara për atë se si duhet të jetë PD e së ardhmes.

Miqësisht dua ti them z.Selami se pavarësisht rezultatit nuk ka pse i mer parasysh thirrjet që i janë bërë në emër “të bashkimit, dhe të askujt për tu humbur” për tu kthyer andej nga ka ardhur ?

Fitorja e madhe është shumatore votash, ndaj nuk e kemi luksin të humbasim askënd, por sekush e di vet çfarë do, çfarë bën, si e bën dhe pse e bën. 
Përgjegjësitë janë individuale, dëmi është kolektiv.

Tani është koha të qetësojmë egon, të manaxhojmë inatet, të mos urrejmë njëri-tjetrin dhe të fitojmë qytetarët.

Më i mirë do të ishte kohezioni brenda PD-së sipas parimit, “TË BASHKUAR NË DIVERSITET” .

Në fakt ky proçes delikat zgjedhjesh të brendshme dëshmoi institucionalisht një shkallë e lartë të demokracisë funksionale të PD e cila të paktën, deri tani, po funksionon si një unitet i njerëzve të lirë.

Por, a e kemi ne një kulturë dhe tolerancë të tillë, të mjaftueshme për t’ja dalë mbanë me qenë bashkë siç janë në të tilla raste miqtë dhe partnerët tanë perëndimorë?

Dhe si ballkanas që jemi, a do të mundemi dot të vendosim arsyen racionale mbi pasionin iracional? 

A do mundemi të heqim nga goja fjalët që i lëshojmë nga rrjetet sociale, mediat dhe podiumet e improvizuara si thika të helmatisura duke i ngulur pa mëshirë mbi shpinën e gjithkujt që mendon ndryshe nga tjetri?

A do të mundemi dot që sa herë të na cënohet karrigia të heqim dorë nga kurthet, intrigat, hiletë, pabesitë, dhe destruktiviteti i çdo strukure morale dhe institucionale?

A do të mundemi ta kuptojmë ndonjë ditë vallë se çdo kauzë sado e drejtë qoftë e humbet rëndësinë, vlerën dhe besueshmërinë kur zanafillën e reagimit e ka vetëm pasi preket kariera personale, egoja, dhe që, edhe pse në parim mund të jetë e drejtë, kompromentohet dhe banalizohet për shkak të krediblitetit personal të aktorit që e interpreton?

Koha do na tregojë se çfarë do të ndodhë me lirinë dhe demokracinë e brendshme për të mos e banalizuar në anarshi dhe shkatërim.

Dhe deri atëherë, deri sa të marim këto përgjigje le ti urojmë suksese PD me besimin që kryetari i sapo konfirmuar z.Basha do ta lexojë Ai dhe kushdo tjetër ashtu siç duhet mesazhin që demokratët përcollën me pjesëmarrjen e lartë në këto votime.

Tani në punë.

Ps. Tabelat e ilustrura janë marë nga faqja e profesor Islami Kastriot

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

Related Posts

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ Rikthim te suksesi, Oklahoma mund Memphis, fitojnë Boston, Pistons e Denver

NBA/ Rikthim te suksesi, Oklahoma mund Memphis, fitojnë Boston, Pistons e Denver

23/12/2025
Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al