Florian Dauti është drejtori i ri i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime Përmet. Emërimi i tij është bërë pak ditë më parë. Dauti zëvendëson në këtë ndërmarrje Bujar Ibrahimin. Deri më parë Dauti ka qenë administrator i Njësisë Administrative të Frashërit në Bashkinë Përmet. Më herët ka punuar gjithashtu në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, si dhe tek Agjencia e Trajtimit të Pronave. ©argjiroja.net