Në dy muajt e fundit qyteti i Elbasanit ka qenë në epiqendër të takimeve të rëndësishme të qeverisë dhe kjo nuk është kaluar pa u vënë re nga Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Florenc Spaho, i cili i ka cilësuar këtë qytet si epiqendër e rëndësishme e diplomacisë ekonomike.
Postimi i tij ne Facebook
Qyteti i Elbasanit këto dy muajt e fundit është përfshirë nga vizita të shumta të Kreut të Qeverisë, nga Ambasadorët rezidentë në Republikën e Shqipërisë, po ashtu edhe ngjarja e madhe e takimit dypalësh midis qeverive të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ku u firmosën marreveshje të rëndësisë së veçantë.
Sonte mysafirët janë Kryeministrat e tre shteteve të Ballkanit Perëndimor. Fqinjët tanë janë në këtë darkë pune në kuadër të projektit “Open Ballkan”, një projekt i ideuar për të parë së bashku për të ardhmen e përbashkët. Përsëri u përzgjodh Elbasani dhe qyteza e saj me e re Fish City, e cila ndodhet shume prane qytetit.
Një qytezë model për ideimin dhe multifuksionalitetin e saj. Tërë keto vizita historike e kanë kthyer qytetin tonë në një epiqendër të rëndësishme të diplomacisë ekonomike dhe atraksion kulturor për tërë Shqiptarët e trojeve Shqiptare .
Qyteti ynë është kthyer tashmë në një pikë strategjike për t’u vizituar.
Me këto lloj mundësish të larmishme është shumë e rëndësishme që të krijohen pika të tjera tërheqëse, në të cilat të zhvillohen mundësi dhe hapësira , për t’u kthyer në një burim alternativ në dobi të qytetarëve Elbasanas.
Tashme ne kemi nje zonë ekonomike të miratuar nga qeveria , kjo është arritje e madhe për zhvillimin e zonës. Një projekt kombëtar i përmasave rajonale do të zhvillohet së shpejti, projekti i automotoparkut i nisur dhe i marrë përsipër nga Bashkia dhe Qeveria Shqiptare do të shërbejë për automotorizimin Shqiptar dhe aktivitetet ndërkombëtare automobilistike.
Sipas Kryeministrit, është një ëndërr e madhe e projektuar në bashkëpunim me FIA-n dhe sipas standardeve të FIM dhe CIK. Ky është Elbasani ynë, për të cilin duhet të jemi krenar dhe të përkushtohemi gjithnjë e më shumë.