Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Kejvi Loloçi, 23 vjeç, banues në lagjen “Dunavat i Parë”, Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :
Gjatë kontrollit të ushtruar në babesën e tij, në ambjentet jashtë banesës, në një fuçi, iu gjet 5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.