• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Shqipëria nuk është vetëm Tirana”, 7 argumenta pse duhet kundërshtuar ulja e numrit të gjykatave

29/12/2021
Adriatik Lapaj Soros

Nga Adriatik Lapaj

KLGJ po propozon uljen e numrit të gjykatave në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë. Nga 6 gjykata administrative të shkallës së parë propozojnë të bëhen 2. Gjykatë Administrative Apeli propozohet të mbetet 1 për gjithë Shqipërinë (siç është). Nga 22 gjykata fakti (gjykata të shkallës së parë), propozohet të bëhen 12. Gjykata Apeli nga 6 propozohet të bëhet 1 për gjithë Shqipërinë.

PSE JAM KUNDËR:

1. Drejtësia nuk mund të jetë e drejtë vetëm e atyre që kanë para. Aksesi në drejtësi është thelbësor për të pasur drejtësi. Me këtë logjikë i bie të bëjnë vetëm 1 gjykatë në Tiranë për mbarë vendin që mund ta arrijnë vetëm të pasurit.

2. Ulja e numrit të gjykatave, indirekt stimulon shpopullimin e zonave periferike të vendit pasi ul shërbimet.

3. Ulja e numrit të gjykatave vret profesionin e avokatit në këto zona duke detyruar këtë kategori të zhvendoset me banim në zonat ku përqëndrohen gjykatat. Kjo varfëron intelektualisht zonat në fjalë.

4. Është e provuar se ulja e numrit të gjykatave është dështim. Mjafton të shikoni gjykatat administrative. Ishin 6 shkallë të para dhe 1 apel për gjithë vendin. Në shkallë të parë gjyqi mbaronte nga 3 muaj deri në 1 vit, apeli vonon 4 vite e sipër.

5. Në fakt reforma duhet të ishte ndryshe. Duhet kudo ku ka gjykatë të shkallës së parë të ketë dhe gjykatë apeli me qëllim zgjidhjen e shpejtë të çështjeve. Pra, nëse gjykimi mbaron në shkallë të parë për 6 muaj, më pak të marrë kohë apeli. Shtimi i numrit të gjyqtarëve dhe gjykatave të apelit është zgjidhja, jo e kundërta. Kini parasysh që sot ka një stok të madh gjyqesh të prapambetura. Apeli adminiatrativ ka mbi 12 000 dosje pa shqyrtuar. Nuk kanë nisur ende gjyqet e 2017-ës.

6. Nuk bëhet drejtësi duke demotivuar qytetarët të hapin gjyqe, por duke dhënë drejtësi për gjyqet që qytetarët vendosin të hapin.

7. Na kushton më pak të rrisim numrin e gjyqtarëve dhe gjykatave të apelit se e kundërta. Po mundohen të kursejnë në krunde. Shqipëria nuk është vetëm Tirana. Mos e zvogëloni kaq shumë!

Related Posts

Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet
Kryesore

Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet

13/04/2026
“Jam e lidhur jashtë”/ Vanesa e dyzuar mes Indrit dhe të dashurit: I kërkoj falje…
Kryesore

“Jam e lidhur jashtë”/ Vanesa e dyzuar mes Indrit dhe të dashurit: I kërkoj falje…

13/04/2026
Rama: Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake
Kryesore

Rama: Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake

13/04/2026
Goditen 3 Call Center në Tiranë/ Arrestohen disa persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash
Kryesore

Goditen 3 Call Center në Tiranë/ Arrestohen disa persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash

13/04/2026
Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët
Kryesore

Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët

13/04/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë
Kryesore

Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, mijëra qytetarë duan të bashkohen me ne

13/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përplasje e ashpër në “Fan Club”, Edisa-Brikenës: Kam marrë informacione ekstra

Përplasje e ashpër në “Fan Club”, Edisa-Brikenës: Kam marrë informacione ekstra

15/04/2026
Gerta Gixhari për Selin: Ka luajtur me informacione nga jashtë

Gerta Gixhari për Selin: Ka luajtur me informacione nga jashtë

14/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al