• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e vajzës ruse në Ksamil, 45 ditë burg për skafistin

24/07/2017
Vrasja e vajzës ruse në Ksamil, 45 ditë burg për skafistin

Ermal Fataj, drejtuesi i skafit me të cilin dyshohet se u vra turistja ruse do të qëndrojë 45 ditë në burg. Gjykata vendosi arrestin me burg pas kërkesës së prokurorisë së Sarandës, që i duhet të presë aktin e ekspertimit, të fijeve të flokut që u gjetën në skafin e tij. Dyshohet se ai ka goditur për vdekje shtetasen ruse, 16 vjeç, pak ditë më parë në Ksamil.

Në bazë të veprimeve proceduriale të deritanishme rezulton se: Mesditen e se premtes, shtetasja ruse K.R. dhe nena e saj, kane hyre per t’u lare ne zonen e ishujve te Ksamilit. Vajza eshte larguar me not nga mamaja e saj dhe i ka humbur nga shikimi. Pak minuta me vone, eshte konstatuar se vajza pluskonte e pa jete ne uje. Ky fakt eshte konstatuar nga disa turiste te tjere, te cilet kane njoftuar policine dhe me pas, ne vendngjarje eshte afruar me not edhe nena e vajzes.

Pas kryerjes së autopsisë, rezultoi se viktima kishte disa gërvishtje te thella ne pjesen e kokes, si edhe në pjesen anesore te trupit, te cilat i kane shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria e Sarandes, ka krijuar dyshimet se vajza mund te jete goditur nga nje mjet lundrues qe leviz ne ate zone. Jane kqyrur nje numer i madh varkash dhe skafesh qe sherbejne per transportin e turisteve nga bregu per ne drejtim te ishujve te Ksamilit.

Nga kqyrja, rezulton se në helikën e skafit që drejtohej pa liçensë shërbimi nga shtetasi Ermal Fataj, i gjetën disa fije floku, të ngjashme per nga ngjyra me ato te viktimes 16­-vjeçare. Jane pyetur disa persona, perfshire edhe personin e dyshuar. Ky i fundit deklaron se ka levizur me skaf ne oren qe ka ndodhur ngjarja, por mohon te jete pergjegjes per ngjarjen, duke u shprehur se, nese do te kishte goditur te ndjeren, do e kishte ndjere dhe do te merrte masa per t’i ardhur ne ndihme. Ne keto kushte, Prokuroria e Sarandes ka krijuar dyshime te arsyeshme se shtetasi Ermal Fataj mund te kete goditur turisten ruse.

Por, për të arritur në përfundime me te sakta nëse eshte pikerisht ky shtetas (Ermal Fataj) autor i vepres penale te parashikuar nga neni 85 i K.Penal, duhet të bëhet një vlerësim me i sakte vetëm pasi të kryhen aktet e ekspertimit mjeko/ligjor per te percaktuar kategorine e demtimeve dhe shkakun e vdekjes se viktimes, si dhe akti i ekspertimit biologjik I kampioneve dhe provave te tjera materiale te gjetura tek mjeti I tij lundrues dhe te sekuestruara prej policise gjyqesore, per te percaktuar ne menyre shkencore nese ato perputhen dhe i perkasin ose jo viktimes, pra per te percaktuar saktesisht nese eshte pikerisht ky shtetas (Ermal Fataj) subjekti i vepres penale me pasoje vdekjen e shtetases ruse. Vetem pas këtij momenti të procesit hetimor do të bëhet një vlerësim më i saktë i rrethanave të fakti. Per keto arsye, nga ana e Prokurorise se Sarandes eshte kerkuar caktimi i mases se sigurimit “arrest me burg” me afat, ne pritje te pergjigjeve shkencore.

 

Related Posts

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale
Kryesore

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025
Kryesore

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

15/03/2026
Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr
Kryesore

Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr

15/03/2026
Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë
Kryesore

Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë

15/03/2026
SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar
Kryesore

SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar

14/03/2026
Kishte lindur në Dervician, ja kush është doganieri që u gjet pa jetë brenda dhomës së hotelit në Sarandë
Kryesore

E rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Brikena flet hapur me Mateon: Nëse dal nga shtëpia…

Brikena flet hapur me Mateon: Nëse dal nga shtëpia…

15/03/2026
VIDEO/ Como nuk ndalet, thyen Romën në Serie A dhe shikon drejt Champions

VIDEO/ Como nuk ndalet, thyen Romën në Serie A dhe shikon drejt Champions

15/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al