• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mirela Kumbaro, gjirokastritja e fundit, shoqja ime e klasës së parë

06/01/2022
Mirela Kumbaro, gjirokastritja e fundit, shoqja ime e klasës së parë

Nga Dritan Hila

Tashmë qytetit zëmadh i ka ikur shumica e palcës së fiseve të mëdhenj. Kur qyteti qe Zogu, Hoxha apo Berisha, e kishin serbator ministrash dhe deputetësh, u duk se po i vinte fundi, një vajzë pa shumë fjalë që trashëgon një mbiemër tingëllues, u bë shpëtimi i tij. Kumbarot vijnë nga Libohova. Së bashku me Lunxhërinë, Zagorinë dhe fshatrat pikante të Labërisë, përbëjnë atë që ne e njohim me emrin Gjirokastër.

Të gjithë bashkë kanë nxjerrë emra të spikatur. Por emra që të gjithë bashkë nga një shtëpi si kështjellë, por asnjë përveç Hoxhës dikur, nuk kanë bërë sot sa bën vajza e Libohovës.

Me rënien e komunizmit, Gjirokastra pati edhe një moment lulëzimi. Ishte periudha ‘90-‘96 kur tregtia që kalonte nga Kakavija sillte një ‘boom’ fals zhvillimi. Lekët përfundonin në duart e doganierëve dhe pushtetarëve që u larguan sapo plasën krismat e para të ‘97-ës.

Më vonë ky emër u dallua më shumë për hashashin që prodhonte Lazarati. Ishte një para e rreme, pasi leku i madh shkonte në Tiranë. Për të ardhur në vitin 2014 kur aksioni i policisë mbylli edhe këtë burim.

Qyteti i gurtë po shkonte në koma. Shtëpitë po rrënoheshin dhe kalldrëmet po bjerrshin. Qytetit që dikur kishte pasur katakombe, tani po i prisheshin edhe kanalizimet. Fundja këtë kurbë kanë pasur edhe perandoritë dhe ndoshta do të ishte edhe fati i Gjirokastrës. Deri sa për fat të tij, për një trill apo përllogaritje të Ramës, caktohet si ministre kulture një gjirokastrite 24 karatëshe: Mirela Kumbaro. Që nga ajo ditë qyteti i gurtë ka njohur vetëm ngritje. Duke menaxhuar fondet e pakta, duke tërhequr projekte dhe programe të huaja, Mirela ia doli që të ndalonte rrënimin e qytetit. Vendi nga ku, dikur, vetëm largoheshin, tani shikohet si një mundësi investimi për pasardhësit e Nishanëve, Kokalarëve, Hoxhatëve, Angonatëve e shumë mbiemrave zulmëmëdhenj të qytetit që shtrihet mbi 7 kodra, aq sa Roma e lashtë.

Qyteti ku në 2013-ën nuk gjeje një restorant dhe miqtë duhet t’i çoje në fshatrat e Dropullit që të hanin paidhaqe dhe salcë kosi, sot ka restorante që kanë ngjallur traditën e këtij qyteti dhe flasim për një traditë ku dikur kuzhinierët e tij ishin me nam në perandorinë e otomanëve, nga oborri i sulltanit, Stambolli apo kuzhinierë të valinjve të perandorisë ku nuk perëndonte dielli. Mirela është njeriu i cili në katër vjet të një mandati, tre i kalon në zonën e saj elektorale. Sot ajo është një politikane që do cilindo që do Gjirokastrën, Përmetin, Libohovën, Lunxhërinë apo Zagorinë. Nuk shkon dot në asnjë fshat para Mirelës. Ajo është gjithmonë e para. 30 vite pas rënies së komunizmit, Gjirokastra, qyteti që dikur njihej vetëm si vendlindja e Kadaresë dhe Hoxhës, sot është një destinacion turistik ku të huajt po zbulojnë se përpara tyre kjo krahinë ka pasur kryeministra, ushtarakë, diplomatë, gjykatës që kanë drejtuar perandori dhe bërë shtete duke filluar nga Greqia e më tej. Kjo falë asaj vajzës me bishtaleca, shoqes time të klasës së parë, Mirelës./dritare.net

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, reagon Duka: Zë unik, mjeshtër i fjalës

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, reagon Duka: Zë unik, mjeshtër i fjalës

21/12/2025
Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al