• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

522 banesa për shqiptarët, Erdogan: Kushtuan 42 milionë Euro, t’i gëzojnë përfituesit

17/01/2022
522 banesa për shqiptarët, Erdogan: Kushtuan 42 milionë Euro, t’i gëzojnë përfituesit

Presidenti i Turqisë Erdogan mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të 522 banesave të reja në qytetin e Laçit që u ndërtuan pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, me financime nga qeveria turke. Gjatë fjalës së tij, Erdogan ka zbuluar se 522 banesat e reja në Laç, të ndërtuara si dhuratë nga qeveria turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 kanë kushtuar afro 42 milionë euro .

Fjala e Presidentit turk Erdogan:

“Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjet e përzemërta të popullit të Turqisë. Ju kam sjellë edhe përshëndetjet e vëllezërve dhe miqve tuaj në Shqipëri. Nga këtu nëpërmjet jush dua të përcjell përshëndetjet e komnbit tim të nderuar për mbarë Shqipërinë.

Dua të theksoj faktin se jam shumë i lumtur që ndodhem këtu bashkë me ju me rastin e kësaj ceremonie dhe që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve.

Gëzimi i Shqipërisë është gëzim ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë. Kështu që mirëqenien dhe paqen tuaj e konsiderojmë të njëjtë si tonën. Duke qenë si një popull i një vendi që ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më përpara, tërmetet në Shqipëri na lënduan zemrat tona.

Menjëherë jemi vënë në lëvizje për të ndarë dhimbjen e njerëzve të zonës. Ne si shtet duke u mobilizuar ju erdhëm në ndihmë. Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe jo kur thirret. Pas tërmetit ne menjëherë kemi dërguar në Shqipëri të gjitha pajisjet e nevojshme të ndihmës së shpejtë dhe ekipe teknike nëpërmjet ambasadës. Duke qenë në kontakt me mikun tim me Kryeministrin Edi Rama kemi bërë të mundur ndjekjen nga afër të gjithë këtyre punimeve që sapo kishin filluar. Unë personalisht jam aktivizuar dhe morëm iniciativa që pëgjatë këtij procesi për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë filliuam kontaktet me komunitetin ndërkombëtar dhe organizatën e bashkëpunimit islamike.

Fakti që Turqia ishte një nga shtet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë është një dëshmi e këtij solidariteti të fortë mes nesh. Për të lehtësuar dhimbjen e atyre familjeve të prekura, ne morëm vendim duke firmosur dhe një memorandum mirëkuptimi që banesat të cilat ishin të rrënuara nga tërmeti të rindërtoheshin nga zero. Në muajin Korrik 2020 sapo nënshkruam memorandumin filluam menjëherë edhe pse kishte shpërthyer koronavirusi. Para 13 muajsh në këtë vend ku jemi sot bëmë ceremoninë e hedhjes së themeleve të banesave. Dhe sot po i dorëzojmë këto banesa që janë 522 njësi banimi që kaënë kushtuar afërsisht 42 milionë Euro.

Që në këto momente dua t’ju uroj të gjithë përfituesve t’i gëzoni këto banesa. Falenderoj të madhin Zot që edhe gjatë këtij procesi që Turqia u sprovua me shumë fatkeqësi natyrore, ne përsëri arritëm të përmbajmë premtimin tonë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Tani po theksoj një gjë: shenja e vëllazërisë nuk është kur ti të vish kur të thërrasin por të qëndrosh pranë vëllait tënd kur ai ka nevojë dhe tani ne do vazhdojmë t’ju qëndrojmë pranë. Shpresoj që kjo miqësi me baza të forta do të vazhdojë deri në pafundësi”.

Related Posts

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve
Kryesore

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

31/07/2026
Shkoi të peshkonte me dinamit, i shpërtheu në dorë dhe humb jetën 65-vjeçari në Himarë
Kryesore

Shkoi të peshkonte me dinamit, i shpërtheu në dorë dhe humb jetën 65-vjeçari në Himarë

31/07/2026
Lamallari hedh poshtë lajmet për dorëheqje: Nuk merrem me portale, por vetëm me punë!
Kryesore

Lamallari hedh poshtë lajmet për dorëheqje: Nuk merrem me portale, por vetëm me punë!

31/07/2026
Edi Rama ‘fallxhor’ i zgjedhjeve, jo rastësisht
Blog

Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

31/07/2026
U emërua drejtoreshë, ish-sekretarja e PD tregon bisedën me Ramën: Më tha nuk dua të bëhesh socialiste…
Kryesore

U emërua drejtoreshë, ish-sekretarja e PD tregon bisedën me Ramën: Më tha nuk dua të bëhesh socialiste…

31/07/2026
PS mohon zhdukjen e 15 bashkive: Do ruajnë statusin e qytetit brenda një njësie të re administrative
Kryesore

PS mohon zhdukjen e 15 bashkive: Do ruajnë statusin e qytetit brenda një njësie të re administrative

31/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Futbolli në zi, ndërron jetë legjenda e AC Milan, Franco Baresi

Futbolli në zi, ndërron jetë legjenda e AC Milan, Franco Baresi

31/07/2026
Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

31/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al