• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Regjistroni adresën e banimit, shmangni penalitetet dhe vetëpërjashtimin nga aksesi në shërbimet publike

24/01/2022
Regjistroni adresën e banimit, shmangni penalitetet dhe vetëpërjashtimin nga aksesi në shërbimet publike

Prej dy muajsh Ministria e Brendshme po zhvillon një fushatë ndërgjegjësimi me mbështetjen e projektit “Bashki të Forta” për vetëdeklarimin e adresës së banimit duke qenë se vendi nuk e ka ende një sistem të konsoliduar adresash të shtetasve të tij. Deri më tani janë rreth 50 mijë qyterarë që i janë përgjigjur thirrjes për të saktësuar adresën e banimit. Më herët Ministria e Brendshme ka paralajmëruar se në të ardhmen do të ketë penalizime për qytetarët që nuk kanë të regjistruar një adresë të saktë banimi. Edhe pse nuk janë dhënë më shumë detaje për këtë pikë, mendohet të ketë penalizim nga ndëshkimi me gjobë deri nga përjashtimi prej aksesit në shumë shërbime publike. Për regjistrimin e adresës së banimit janë dy forma. Së pari përmes portalit ‘eAlbania’ me një procedurë të thjeshtuar që kryhet në pak minuta. Së dyti duke u paraqitur vetë pranë zyrave të Gjendjes Civile të bashkisë ku banoni.

Të pasurit të një adrese të saktë banimi përveç orientimit më të lehtë sjell dhe akses në shumë shërbime publike që ofrohen online.

Shërbime të gjendjes civile (certifikatë personale, regjistrim lindjeje, certifikate martese). Po kështu pa pasur një adresë të saktë banimi nuk mund të regjistrohet një fëmijë i porsalindur. Po kështu nuk mund ta regjistroni fëmijën tuaj as në kopsht nëse s’keni në sistem një adresë të deklaruar banimi.

Shërbimi postar (sistemi gjyqësor, sistemi arsimor, sistemi bankar, sistemi fiskal). Një mori shërbimesh të kësaj natyre aksesohen online, por për t’i përfituar këto shërbime parakusht është të pasurit e një adresë banimi të regjistruar.

Shërbime publike (Shërbim i mbrojtjes nga zjarri, Shërbimit të Urgjencës Mjekësore). Ndonëse këto struktura kanë mekanizma më të sofistikuar për të mbërritur te ju në rast të një emergjence, duke pasur një adresë të saktë banimi natyrisht që është më e lehtë edhe për ta.

Edhe shtetasit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë përfitojnë shërbime të gjendjes civile në shtetin amë, por edhe në përfaqësitë iplomatike e konsullore nëpër botë. Pa pasur një adresë banimi nuk e formalizon dot marrëdhënien me shtetin ashtu sikundër ata e kanë të formalizuar me shtetet ku jetojnë e punojnë prej vitesh.

Në përfundim të këtij procesi që do të vazhdojë përtej kësaj fushate, objektivi është që Regjistri Kombëtar i Adresave idealisht të jetë referenca e vetme e saktë dhe e përditësuar për të ditur më në fund kush banon ku dhe që qytetarët shqiptarë të kenë akses në shërbimet publike.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Bulgari Pink’/ Diamanti i rrallë rozë 24 karatësh shitet për 14.6 milionë dollarë – Balkanweb.com – News24

‘Bulgari Pink’/ Diamanti i rrallë rozë 24 karatësh shitet për 14.6 milionë dollarë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë – Balkanweb.com – News24

Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al