• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hapet gara për licensat e reja, 9 linja transporti për Gjirokastrën

26/07/2017
Hapet gara për licensat e reja, 9 linja transporti për Gjirokastrën

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi se ka hapur garën për operatorët e interesuar në fushën e transportit ndërqytetës që duan të operojnë të paktën 1 nga 91 linjat e miratuara me një udhëzim të veçantë.

Për këtë është ngritur edhe një komision i posaçëm për vlerësimin e ofertave.

“Komisioni Vlerësues do të shqyrtojë dokumentacionin e të gjithë subjekteve të interesuara për këto linja, që do të aplikojnë deri më datë 04.08.2017, ora 13.00, në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës dhe sipas ligjit do të përzgjedh vetëm një subjekt për linjë, që do të operojë në këto linja” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Bazë të vlerësimit të ofertave do të jenë kriteret e përcaktuara në udhëzimin Nr. 5627, datë 18/11/2016 “P?r përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit” si dhe ofrimi i një shërbimi sa më cilësor për transportin në linjat specifike.

Referuar listës së re të linjave rezulton që për qarkun Berat të jenë shtuar 8 të tilla, për Dibrën 4, Durrësi 10, Elbasani 13, Fieri 8, Gjirokastër 9, Korçë 3, Kukës 2, Lezhë 4, Tiranë, 23, Vlorë 8.

Aktualisht Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka shpallur fituesit për disa linja në vend vetëm pak kohë më parë dhe do të vijojë me plotësimin e gjithë linjave të reja.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur një reagim nga Shoqata e Transportit Ndërqytetës e cila ka akuzuar ministrinë se miratimi i linjave është dublim i atyre ekzistuese dhe se mbijetesa e kompanive në këto kushte është e pamundur.

Kjo situatë u përshkallëzua edhe në një pezullim njëditor të transportit ndërqytetës për zonën e Juglindjes së Shqipërisë por pavarësisht këtyre kundërshtimeve Transportet deklaruan se do të vazhdojnë me procedurat dhe se do të rrisin kontrollet për përmbushjen e kushteve nga subjektet operuese.

Related Posts

Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve
Kryesore

Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve

15/09/2026
Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre
Kryesore

Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre

15/09/2026
Kryesore

Rama udhëton më 20 shtator drejt Amerikës

15/09/2026
Shpërthen debati në Greqi, si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje për të dalë nga qelia
Kryesore

Shpërthen debati në Greqi, si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje për të dalë nga qelia

15/09/2026
Seanca live, Erion Veliaj përballë Gjykatës Kushtetuese (VIDEO)
Kryesore

Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn

15/09/2026
Ilir Meta mbetet në burg, gjykata i rrëzon sërish kërkesën për liri
Kryesore

Ilir Meta mbetet në burg, gjykata i rrëzon sërish kërkesën për liri

15/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve

Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve

15/09/2026
Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre

Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre

15/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al