• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fshati shqiptar ku dikur jetonin 10 mijë banorë dhe sot ka vetëm 5 familje

28/01/2022
Fshati shqiptar ku dikur jetonin 10 mijë banorë dhe sot ka vetëm 5 familje

Fshati Llëngë, një zonë e bekuar nga natyra, por e kthyer në një vend të braktisur, ku edhe banesat numërohen me gishtat e njërës dorë.

Një shembull i trishtë i braktisjes për shkak të mungesës së vëmendjes dhe investimeve. Por po t’i kthehemi historisë, Llënga ka qenë një ndër zonat më të populluara në kufijtë e një qytetit të zhvilluar për kohën, me mbi 10 mijë banorë.

“Fshati përmendet për herë të parë në defterët Osmanë në vitin 1583”, thotë për A2 CNN mësuesi Ledjan Zeqollari.

“Në atë kohë, mendohet se kishte rreth 160-170 shtëpi. Lulëzimin e kemi në vitet 1740-1750, gjatë lulëzimit të Voskopojës.

Në këtë fshat, ka kaluar një degëzim i rrugës Egnatia. Mendohet që ka pasur 10 mijë banorë, pak a shumë një qytet për kohën kur flasim”.

Arsyet e braktisjes së kësaj zone, më mirë se kushdo tjetër i rendit pikërisht një prej zonjave të pakta që vijon të jetojë në këtë fshat. “Nga e keqja, nga varfëria, papunësia, mjekësia, arsimi, rruga. Sot 5 familje jemi”, thotë Tefta Verushi.

Falë bujarisë së natyrës, fshati ka potenciale të mëdha agroturistike dhe kulturore, që nga kisha e ndërtuar në vitin 1500, natyra e bukur e deri te kanioni mjaft i veçantë që gjendet përbri fshatit, një monument mjaft i veçantë natyre.

“Është një nga 17 monumentet e natyrës që ka rrethi i Pogradecit, i gjatë rreth 600 metër, me shpate deri në 60-70 metër lartësi”, thotë Gani Bego, specialist në Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura.

Është detyra e institucioneve lokale dhe atyre qendrore që këtë zonë, sa të bukur për nga natyra aq edhe të pasur për nga historia, t’i kthejnë vëmendjen e merituar dhe njerëzit e munguar.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë – Balkanweb.com – News24

Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë – Balkanweb.com – News24

Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al