• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një vit pa doktor Drini Dobin, e bija rrëfehet për herë të parë: Do doja që ta përqafoja edhe një herë

01/02/2022
Një vit pa doktor Drini Dobin, e bija rrëfehet për herë të parë: Do doja që ta përqafoja edhe një herë

Është shënuar një vit nga vdekja e mjekut të njohur neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi, i cili e humbi betejën me koronavirusin. Ai la pas vlera të shkëlqyera në fushën profesionale, ndërsa përsa i përket jetës private, la dy fëmijë dhe bashkëshorten, Florida.

E ftuar në “ABC e Pasdites” me Ermal Peçin, vajza e tij, Ersi foli për herë të parë për ndarjen nga jeta të të atit.

“Mua më mungon ai nga maja e gishtit te qimja e flokut, por ndihem shumë krenare kur njerëz e kanë dashur po aq sa ne.

Babi nuk më llastonte. Më llastonte goxha po jo llastim të keq, ai dinte çdo gjë. Edhe kur kisha rroba për të larë, edhe unë dija çdo gjë për të. Ai më fliste për profesionin, për çdo gjë”, tha fillimisht ajo.

Më tej, Ersi tregoi se po vazhdon studimet për mjekësi, për të ndjekur profesionin e të atit.

“Babi e ka patur një dëshirë shumë të madhe që unë të merrja studimin më të mirë të mundshëm. Në kohën që nis pandemia, une u ktheva nga Kanadaja për pushimet e verës dhe mësimet i kisha online. Kështu po e shtyja largimin tim, rrodhën gjërat dhe u ktheva këtu, ku transferova kreditet ato që mundeshin, edhe pse dëshira është për jashtë”.

Ersi u shpreh e përlotur se do të donte ta përqafonte edhe një herë. Ajo, madje u ndal edhe te libri mjekësor që ka përkthyer “Të gjesh ku fle lepuri” dhe për ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

“Do doja që ta përqafoja edhe një herë. Çdo kush do të iki nga kjo botë herët apo vonë, por është shumë e rëndësishme t’i vlerësosh gjërat kur i ke.

Babai im ishte një person që kishte shumë shije, vdiste për artin, na blinte librat me poezi që ne të lexonim. Por unë kam marr vetëm pak nga ai. Në shkollë kam qenë e mirë në letërsi, zyshat më kishin qejf, po jo se e zhvillova shumë si pasion.

Ai më ndihmonte me termat mjekësor, ndërsa unë i përktheja. U botua tani së fundmi, unë nuk e prisja kurrë. Është një gjë prindërit e mi e donin dhe u bë”, u shpreh e bija e mjekut të ndjerë./ ABC

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al