Në Luginën e Drinos në Gjirokastër biologët thonë se kanë zbuluar fjetoren më të madhe në Evropë për skifterin kthetraverdhë.
Rreth 1300 skifterë, që përbëjnë 2% të popullatës globale të këtij lloji, dhurojnë çdo mbrëmje një spektakël fluturues.
Vëzhguesit e zogjve thonë se kjo zonë duhet të merret në mbrojtje për të tërhequr mijëra turistë.