• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptari mohon vrasjen e të riut grek: Kam qenë në sulm, por s’e kam goditur unë

04/02/2022
Shqiptari mohon vrasjen e të riut grek: Kam qenë në sulm, por s’e kam goditur unë

Policia greke ka arrestuar të riun shqiptar, me inicialet A.T., i cili akuzohet për vrasjen e 19-vjeçarit grek, Alqis Kambanu, të hënën pas mesnatës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit së skuadrës së Aris në Selanik.

23 vjeçari i lindur në Selanik nga prindër emigrantë shqiptarë ka pohuar se mori pjesë në sulm, por mohon se është vrasësi që i dha goditjen fatale 19-vjeçarit. Policia e Selanikut ka arrestuar 23 vjeçarin A.T. i njohur si tifoz i madh i skuadrës PAOK, me aktivitet të njohur në episode të shumta dhune mes tifozëve të skuadrave kundërshtare. Të hënën, pas mesnate, një grup tifozësh huligantë të PAOK ndaluan në rrugën e zonës Harilau, ku ecte viktima me 2 shokë dhe pasi u siguruan se janë tifoza të skuadrës kundërshtare “Aris” fillimisht i dhunuan ashpër dhe më pas i qëlluan me thika dhe armë të tjera të ftohta. Dy të rinj mbetën të plagosur, ndërsa Alqis Kambanu mori goditje fatale në këmbë duke humbur jetën nga hemoragjia, para se të arrinte ambulanca apo ndërhyrja e policisë.

23 vjeçari shqiptar nuk është i panjohur për policinë greke, pasi ka dosje të hapur për sulme në vitin 2017 në një ndeshje episodike të PAOK në Volos, si dhe në 2019 nga një tjetër sulm me thikë kundër një tifozi kundërshtar. Policia greke vijon hetimet për arrestimin e huliganëve të tjerë që sulmuan tre djemtë gjatë shëtitjes në lagjen e tyre. 23 vjeçari shqiptar, që studion në institut shtetëror grek për teknik aparaturash mjekësore, është identifikuar nga të lënduarit, ka pohuar sulmin por deklaron se nuk përdori armë të ftohta dhe nuk ishte ai që dha goditjen fatale 19-vjeçarit grek. Ngjarja ka shkaktuar një bujë të madhe në Greqi, me opinionin publik të shprehet edhe në median sociale shumë i indinjuar për dhunën mes tifozëve, duke akuzuar institucionin sportiv si mbrojtës të një sistemi interesash për përfitime me viktima të rinj të pafajshëm.

Related Posts

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Propozimi zyrtar i PS: Shkrihen 15 bashki, mes tyre Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë

30/07/2026
Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta
Lajme

Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta

29/07/2026
Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite për të zbatuar rekomandimet
Lajme

Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite për të zbatuar rekomandimet

29/07/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Lajme

Ndërron jetë në burg 52-vjeçari, i dënuar për një vrasje të vitit 1997 (Emri)

29/07/2026
Aksident i rëndë, përplasen 2 makina, 3 të plagosur
Lajme

Aksident i rëndë, përplasen 2 makina, 3 të plagosur

29/07/2026
Zjarr në një fermë blegtorale
Lajme

Zjarr në një fermë blegtorale

29/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrëzua që në sekondat e para, trajneri i Xhoshuas: Gabimet ndaj Prengës nuk t’i fal “peshku i madh”

U rrëzua që në sekondat e para, trajneri i Xhoshuas: Gabimet ndaj Prengës nuk t’i fal “peshku i madh”

30/07/2026
Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”

Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”

30/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al