• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reforma territoriale, PD: Kemi ngritur grupin e punës për të nisur konsultimet me qytetarët!

14/02/2022
Reforma territoriale, PD: Kemi ngritur grupin e punës për të nisur konsultimet me qytetarët!

Partia Demokratike njofton se ka ngritur grupin e punës për të nisur konsultimet me qytetarët për reformën territoriale. Me një deklaratë për mediat, Dhurata Çupi thotë se kjo reformë është një nga prioritetet më madhore të PD, teksa kërkon ndihmën e qytetarëve që t’i bashkohen në këtë proces.

“Reforma teritoriale është një nga prioritet madhore të PD. Për ta çuar shërbimin pranë qytetarit, për t’i dhënë atij mundësinë të zgjedhë përfaqësuesin e vet. Prandaj vendimi i parlamentit për nisjen e punës për Reformën Territoriale, është një hap i parë shumë i rëndësishëm përpara. Ndaj ne kemi ngritur grupin e punës për të nisur konsultime me qytetarët dhe ekspertët në çdo cep të vendit”, tha ajo.

Çupi akuzoi kryeministrin Edi Rama se me reformën administrative të 2014 prodhoi më pak shërbime, më shumë të punësuar dhe më shumë para të çuara dëm. Sipas saj, shpenzimet për administratën e bashkive pas ndarjes administrative janë rritur mbi 23 %, dhe shërbimet publike në ish-komuna janë përkeqësuar.

“Më pak shërbime, më shumë të punësuar dhe shumë para të çuara dëm. Kjo është ajo që prodhoi reforma administrative e Edi Ramës në 2014-ën. Qëllimi i vërtetë i Edi Rames nuk ishte vetëqeverisja vendore, por, krijimi i zonave elektorale, ashtu siç i interesonte atij. Pasi për të, çdo vendim është përfitim monetar dhe kalkulim votash, dhe normalisht qytetarët janë të fundit. Shpenzimet për administratën e bashkive pas ndarjes administrative janë rritur mbi 23 %, dhe shërbimet publike në ish-komuna janë përkeqësuar. Në pjesën më të madhe ka zero investime në këto vite, rrugë të shkatërruara, mungesë uji, mungesë investimesh në sektorin energjitik etj. Mungesa e investimeve bën që qytetarët e zonave të thella të udhëtojnë deri në 4 orë për të shkuar në zyrat e bashkisë. Territori i ndarjes së re të një pjese të madhe të bashkive është në zona të thella malore, ku në pjesën më të madhe të vitit qarkullimi është i kufizuar dhe shpesh i pamundur. Në të tjera zona ku ka më shumë mundësi për investime, duhet të presin me ditë të tëra për një dokument në bashki duke shpenzuar kohë dhe para në udhëtimet nga zona e tyre në drejtim të qendrës së qyteteve ku ndodhet njësia administrative. Thirrja jonë është për të gjithë qytetarët dhe ekspertet që duan të japin kontributin e tyre në këtë proces shumë të rëndësishme, të na bashkohen, janë të mirëpritur, sepse të gjithë bashkë mund të krijojmë një reformë administrative në shërbim të qytetarëve kudo ku ata banojnë”, u shpreh ajo.

Me datë 10 shkurt, ku u votua për zgjatjen afateve të vettingut, Kuvendi miratoi edhe ngritjen e dy komisioneve të kërkuar nga PD, atë territorial dhe zgjedhor.

Related Posts

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë
Kryesore

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë

20/09/2026
Raporti sekret për Ramiz Alinë në vitin 1990: Rite fetare e kryqe në Himarë e Dhërmi, turistët dyshohen si agjentë grekë!
Kryesore

Raporti sekret për Ramiz Alinë në vitin 1990: Rite fetare e kryqe në Himarë e Dhërmi, turistët dyshohen si agjentë grekë!

20/09/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Lajme

35- vjeçari bie nga pema, pëson fraktura të shumta

20/09/2026
Polemikat për manekinin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër, dorëheqje dhe reagime
Kryesore

Polemikat për manekinin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër, dorëheqje dhe reagime

20/09/2026
Hyn në fuqi manuali i ri, ja çfarë ndryshon në zhdoganimin e makinave
Kryesore

Hyn në fuqi manuali i ri, ja çfarë ndryshon në zhdoganimin e makinave

20/09/2026
Turistët dynden drejt Shqipërisë, mbi 1.5 milionë të huaj deri në mars
Kryesore

Vera 2026 rriti numrin e turistëve, por shtoi pikëpyetjet

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bundesliga/ Dortmund kalon edhe Stuttgart, verdhezinjtë e Kovac kryesojnë të vetëm renditjen

Bundesliga/ Dortmund kalon edhe Stuttgart, verdhezinjtë e Kovac kryesojnë të vetëm renditjen

20/09/2026
La Liga/ “Ndaleni këtë Barcelonë”, katalanasit nuk “njohin” rivalë, ndaj Sevilla-s vjen fitorja e 7-të në 7 javë

La Liga/ “Ndaleni këtë Barcelonë”, katalanasit nuk “njohin” rivalë, ndaj Sevilla-s vjen fitorja e 7-të në 7 javë

20/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al