• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një shqiptari i besohet programi që i shërben NASA-s dhe ushtrisë amerikane

15/02/2022
Një shqiptari i besohet programi që i shërben NASA-s dhe ushtrisë amerikane

Bëhet e ditur se Qeveria amerikane, më saktësisht Departamenti i Punëve të Brendshme ia besoi krijimin e një programi që i shërben ushtrisë amerikane shqiptarit nga Kosova, Xhafer Rama.

Ndër qindra aplikantë, në moshën 24-vjeçare ai arriti që me punën e tij t’i bashkohet Agjencisë Kombëtare Hapësinore Amerikane, që njihet me akronimin NASA.

Ai i kishte kaluar të gjitha testet, por kur erdhi dita për të marrë “çelësin” që i hapte dyert e zyrave në NASA, në sistem nuk figuronte Kosova.

“Ka qenë interesante, sepse kur unë shkova të marr bexhin ose aksesin për në zyrat e NASA-s, ishte e nevojshme ta kishe atë bexh, unë isha personi i parë nga Kosova edhe ata nuk e kishin pasur Kosovën të listuar në opsionet e pajisjes me bexh”, rrëfen Rama.

Inxhinieri softuerik, Xhafer Rama nga Turuqica e Podujevës, është i pari shtetas nga Kosova që në sistemin e NASA-s bëri të mundur të njihej edhe Republika e Kosovës si shtet.

“Është dashur të pres gjithë ditën që të vendoset Kosova në listë edhe të marr unë bexhin. Për fat të mirë, edhe emrin e Kosovës e kanë vendosur si opsion të shteteve për të hyrë në NASA”, tregon Rama.

Ai ka rrëfyer për Telegrafin gjithë përvojën e tij në këtë institucion prestigjioz dhe punën që bëri në shërbim të Departamentit amerikan për Punë të Brendshme.

“Ne kemi lansuar një platformë që i shërben Ministrisë së Brendshme të Amerikës. Kjo platformë ka pasur për synim t’i marrë të gjitha të dhënat e sëmundjes që quhet “Chikungunya”.

Tani, sa herë që zbarkojnë trupat amerikane, një prej gjërave që kontrollojnë është edhe është një prej zonave të prekura nga kjo sëmundje? Dhe e kanë përdorur këtë platformë”, shpjegon ai, duke shtuar se pas një viti punë u lansua platforma.

Në shkopin e një astronauti në bazën e NASA-s është shkruar emri i Xhafer Ramës për nder të suksesit që pati platforma e krijuar nga ai.

“Kjo platformë ka marrë vendin e parë prej platformave më të përdorura e më të suksesshme në bazën e NASA-s në vitin 2018. Si shpërblim emri im është shkruar në shkopin e një astronauti dhe është në ndërtesën e 33-të të NASA-s”, thekson ai.

Deri në NASA, Rama arriti pas bursës që kishte fituar dhe shumë projekteve që kishte krijuar gjatë studimeve. Synimi i tij është të fuqizojë edhe gjeneratat e reja në Kosovë në fushën e teknologjisë, ndërkaq ka në plan edhe projekte të mëdha në lidhje me këtë përkrahje që do t’u japë të rinjve në Kosovë.

 

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al